Luftën e bëjnë burrat, raportimet gratë

Dita

Që nga 1998 e deri më sot ka patur disa situata që ka përplasur banorët e Lazaratit me policinë e shtetit. Gazetarët kanë qenë ata që i kanë shoqëruar gjithmonë këto momente me raportime e tyre direkt nga zona.

Edhe këtë herë, ka ndodhur e njëjta gjë. Reporterë të medias vizive dhe të shkruar kanë disa ditë që qëndrojnë së bashku me policët në zonën fshatin e nxehtë të Gjirokastrës. Në lidhje me këto raportime, gazetari Mentor Kikia ka evidentuar se aty ndodhen më shumë gazetare femra se sa meshkuj.

“Një urim për vajzat e gazetarisë që raportojnë situatën në Lazarat. Ndryshe nga vjet ku problemi më i madh ishte dehja nga tymi i kanabisit që digjej pasi të dyja palët qëllonin në ajër, si në filma me partizanë, kësaj radhe është ndryshe puna. Kujdes vajza…” -shkruan Kikia në statusin e tij në Facebook. megjithatë, situata duket e balancuar: Luftën e bëjnë burrat, raportimet e luftës… gratë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *