Sokoli kërkon në Gjykatë heqjen e videos private nga faqet online

Dita

Gazetari Sokol Balla, i cili u bë viktimë e një video-skandali përpara disa kohësh, po përpiqet të vendosë në vend dinjitetin e tij.

Në fakt, drejtuesi i emisionit Top-Story në Top Channel i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, në mënyrë që disa media online të heqin nga faqet e tyre materialin, ku Balla shfaqej në momente intime.

Materiali në fjalë bëri shumë bujë dhe Balla u shpreh se ishte bërë viktimë e një komploti. Për momentin Balla i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës që t’i detyrojë portalet City.FM, Laspi, dhe Telegrafi shpk që të ndalojnë publikimet si dhe të heqin materialet e publikuara në të gjitha formatet të cilat janë cenuese të jetesë private të paditësit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *