Xhuliano Malo ka qenë njeriu i përdorur nga Arbion Aliko dhe grupi për të kryer furnizimin me armatime dhe municione në bazën ku dhe i mbanin. Pikërisht ky 17-vjeçar u bë shkak edhe për tragjedinë e ndodhur, teksa forcat speciale ranë në kurth duke kryer ndalimin e të miturit që lëvizte me makinën e mbushur me armë dhe fishekë. Kur kanë parë se shoku i tyre po arrestohej dhe po u bllokoheshin furnizimet, nga disa pika strategjike, deri në 200 metra larg, grupet e zjarrit kanë qëlluar me breshëri në të njëjtën kohë. Sipas ekspertëve, plumbat e parë janë qitur nga armët snajper që mbanin vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, të fshehur pas një muri rrethues ku kishin hapur vrimat dhe pas tyre për zjarr me qëllim tërheqjen nga ai pozicion, kanë ndihmuar grupet e tjera. Ky është mekanizmi i ngjarjes së ndodhur, i rrëfyer nga i arrestuari Xhuliano Malo, i cili ka treguar edhe emrat e organizatorëve dhe të dyshuarve.
Rrëfimi i Xhulianos
“Ishim përgatitur për luftë me policinë, që t’i detyronim të largoheshin nga fshati dhe të mund të mbillnim përsëri hashash në Lazarat. Përgatitjet kishin nisur prej 6 muajsh. Arbioni kishte edhe një strehim në pyll, ku bëhej stërvitje. Kryheshin veprime ushtarake dhe qitje në pyll. Vetëm një pjesë të tyre njihja, pasi shumica mbante maska në takimet që bënim. Edhe disa ditë para ngjarjes kur caktuam planin e organizimit. Qëllim ishte dëbimi i policisë një vit pasi kishin hyrë në fshat dhe rikthimi në gjendjen e mëparshme. T’ua kthenim Lazaratin përsëri banorëve”. Kjo është dëshmia e 17-vjeçarit Xhuliano Malo e dhënë para prokurorëve të Krimeve të Rënda për ngjarjen e 24 qershorit. E gjitha me prapavijë kriminale dhe trafiku. Për më tepër kur pothuajse e gjithë banda njihej si konsumuese e lëndëve narkotike. Në prani të një psikologu dhe avokatit, Malo ka rrëfyer se ditët e fundit grupi konsumonte shumë drogë, duke thënë se grupi drejtohej nga Arbion Aliko, shoku i tij. “Ishin midis 10-15 persona. Pjesën më të madhe nuk i njihja, pasi mbanin edhe maska. Të gjithë të rinj dhe më herët kishim siguruar armatim të lehtë dhe të rëndë, snajperë, fishekë dhe pajisje”, ka rrëfyer 17-vjeçari.
Dita e sulmit
Një ditë para sulmit, Xhuliano Malo ka treguar se e kishin rrëzuar murin dhe kishin hapur disa vrima në mur nga ku do të qëllonin me armë në drejtim të policisë. Fillimisht kanë qëlluar në ajër gjatë natës me automatikë dhe mitralozë për të tërhequr policinë. “Natën e sulmit u ndamë në katër grupe me nga tre dhe katër persona, të armatosur dhe vendosur në pika të ndryshme në fshat. Rrëzuam edhe murin rrethues për të pasur pamje”, rrëfeu Malo. Sipas prokurorisë, nga vendi ku është qëlluar efektivi Ibrahim Basha dhe dy të tjerët, kanë qenë të pozicionuar vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko. Sipas rrëfimit të Malos, Arbioni ishte i vetmi që kishte një pushkë snajper të kalibrit me të cilin u vra speciali i RENEA-s. Ekspertët matën distancën e qitjes nga vendi ku u gjetën gëzhojat dhe ku ndodhej furgoni, ndërsa rezultoi rreth 300 metra. Vëllezërit Aliko kanë qenë të shoqëruar nga një person i tretë i maskuar, që dyshohet të ketë qenë Bervin Basho. Vetëm disa plumba janë qëlluar me snajper, të tjerët kanë qenë automatikë e mitralozë nga pozicionet e tjera.
Si doli Xhuliano nga vendstrehimi
Rezulton se 17-vjeçari ka qenë në vendstrehim te gryka e zjarrit bashkë me vëllezërit Aliko dhe personin e maskuar. Aty e ka nisur Arbioni për të marrë makinën “Benz” në bazën e fshehtë dhe për t’i dërguar fishekët dhe lëndën narkotike që ndodhej brenda. Sipas dëshmisë së Xhuliano Malos, të gjithë të rinjët që ishin mbledhur rreth Arbjon Alikos konsumonin lëndë narkotike hashash dhe kokainë thuajse për çdo ditë dhe planifikonin sulme me armë ndaj policisë, për t’i larguar nga fshati që të mbjellin përsëri hashash.
Snajperi
Arma që qëlloi mbi efektivin e RENEA-s në mëngjesin e 24 qershorit në Lazarat është snajper model rus, “Draganov”, i kalibrit 7,5 mm. Është ky përfundimi i arritur nga grupi hetimor, i cili në vendngjarje ka mbledhur provat materiale, mes tyre dhe gëzhojat e armës së vrasjes, e cila rezulton se ka qëlluar më shumë se njëherë. Arma dyshohet se është përdorur nga Arbion Aliko.

PO TE JESH NEN EFEKTIN E DROGES,,DHE TE RRITESH NE PLANTACIONET E HASHASHIT,,, TE DUKET VETJA TONI MONTANA,.,,,,
Problemi qendron te ata tipat me maska,kta te tjeret jan viktima,17 vjecare qe ju duket sikur jan ne ndonje film holliwodi.
Kushdo qofshin dhe cfaredo moshe qe te kene keta moter qira teroriste duhen denuar dhe keqe trajtuar ne burg deri sa tu dale shpirti nga bytha .
Ke komentuar edhe per mua Robert per pleherat ,bile edhe mbrojtesit e tyre asnje meshire.Plumbin e kane nder.
Inkurajimi vjen nga realiteti se Shteti nuk ka bythe sepse edhe po te doje te veje bythe , nuk e le PD-ja .
Dhe me thene te verteten , shteti nuk bythe , por dhe PD eshte antishtet sikur eshte ne pozite edhe ne opozite ! Keta “guerrilas te krimit” , e nuhasin shume mire situaten ! Prandaj me keta dhe PD-ne ceshtjen per formimin e Shtetit Shqiptar e zgjidh vetem vendosmeria pa kompromis !Po kush ta beje ?
PS-ja qe eshte po aq antishqiptare sa PD-ja ? Apo lesheelia , LSI-ja ?
Shqiperia do bythe dhe Shpirt ta besh , sepse kundershtaret i ka te shumte dhe te rrezikshem , pasi nje pjese hiqen edhe si “miq” !
Shtetin e mban te forte diktatura,vrasjet i parandalon shteti i diktatures,shoqerine e mbron ligji dhe diktatura e ligjit….Sa me shume diktature shteterore te bazuar ne ligjet,aq me pak viktima!!!
Ata me maska me siguri jane kryetari PD Gjirokastres dhe te afermit e tije,,,,,,,,,