Letër e nënshkruar
Vasil Puci
Një gazetë kryesore në Itali botonte një k/artikull me titull: Berluskoni, Zyloja i Apenineve. Artikulli shpjegonte me hollësi qëllimin e Zylos në administratë dhe rolin negativ të zyrtarëve të emëruar servilë e puthadorës. Ngrinin lart perceptimin e të madhit Dritëro Agolli për temën, duke bërë të qartë se Zylua është i dëmshëm dhe në diktaturë dhe në demokraci. Zylot shfaqen tani më të kamufluar se i mendonte Dritëroi ynë i shtrenjtë. Ato shfaqen të persekutuar, militantë të thekur me makina të shtrenjta, me 2-3 universitete të Vitrinës, dhe të rrahin gjoksin e ta bëjnë vrimë. Bile Zylot ndërrojnë parti e shoqata, mbarojnë shkolla policie e trajnohen jashtë shtetit, kanë biznese e ndihmojnë të vobegtit. Kush nuk i do Zylot dhe u vjen të pëlcasin nga marazi? Të gjithë ne i njohim mirë. Por më shumë i njohin ata ATA.
ATA teknikë e specialistë të mirëfillte që shteti i ka në regjistër, ata doktorë e profesorë që kanë mbaruar me medalje ari. ATA çuditen dhe s’e kuptojnë se konkursin për vende pune e zënë Zylot e partisë, çuditen dhe ikin të dëshpëruar. Ruhuni nga këta dreq Zylosh!
