Flakët dramatike që përfshinë një disko verore në New Taipei, në veri të Tajvanit ka shkaktuar deri tani 516 të plagosur, shumë prej tyre në gjëndje të rëndë. Shifrat bëhen të ditura nga zyrtarët lokalë.
Flakët kanë shpërthyer teksa po zhvillohej një ndër festat më të mëdha të ngjyrave në Azi, dhe mijëra persona ishin pjesëmarrës. Bëhet fjalë për festa që zhvillohen në ambiente të hapura dhe ku pjesëmarrësit shpërndajnë në ajër një pluhur të ngjyrosur. Pikërisht këto substance dyshohet se kanë shkaktuar flakët.
