Ironia ndaj Lulzim Bashës tashmë është bërë një sport kombëtar, sidomos në rrjetet sociale. Endri Fuga, drejtori i Komunikimit në Kryeministri ka ironizuar Lulzim Bashën, duke i mbetur
besnik spotit promocional kundër Bashës për kryetar bashkie.
“Po bën oncert me Michael Jackson”, shkruan Fuga, kur e di mirë se këngëtari Jackson nuk jeton dhe ka ndërruar jetë disa vite më parë. “Luli sapo mbajti premtimin e dhënë në konferencën për shtyp. Po bën koncert me Michael Jackson në Tiranë, tek diga e Liqenit”, vazhdon më tej Fuga.
Në spotin elektoral kundër Bashës si kryebashkiak, një nga gazetarët e pyeste personazhin e krijuar nga PS-ja sikur ishte Basha, nëse do bënte një koncert me Michael Jackson dhe personazhi
që nënkuptonte Bashën i përgjigjej që po. Kryetari i PD-së prej kohësh është bërë objekt humori, pasi në katër vite në bashki fjeti vetëm gjumë, pa lënë asnjë shenjë për t’u mbajtur mend.
