Çfarë dihet për arkitekturën paleokristiane në Shqipëri?

redaktor

I nderuar lexues! Arkitektura paleokristiane në Shqipëri dëshmohet që në shek.IV. Përbën një varg rrënojash, ndër të cilat janë banesa e kthyer në kishë në Tiranë, bazilika e Akropolit në Butrint, bazilika e Tepes në Elbasan. Mori hov në fund të shek.V dhe gjysmës së parë të shek.VI në kohën e perandorëve bizantinë me origjinë ilire Anastas dhe Justinian. Kjo dëshmohet nga skulptura e pasur arkitekturale e gjetur në Durrës, nga rrënojat e mjaft kishave, si në Bylis, Ballsh, Lezhë, Amantia, Butrint, Sarandë etj. Arkitektura dhe zbukurimet e lidhura me të janë dëshmi për nivelin e lartë të ndërtimeve në Shqipëri në antikitetin e vonë. Krahas bazilikave, gjejnë përdorim dhe tipa të tjerë arkitekturorë, si njënefëshe apo me planimetri qendrore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *