Të rinjtë në Mallakastër u qëlluan nga roja i një parcele hashashi

Bledar Lumani

Një 23 vjecar është vrarë, ndërsa dy të rinj të tjerë kanë mbetur të plagosur orëve të natës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin e largët Ninesh në Mallakastër.

Burime konfidenciale nga policia e Mallakastrës konfirmojnë për Ora News se viktima së bashku me dy shokët janë qëlluar në tentativë për të vjedhur disa bimë kanabis, të cilët tre të të rinjtë i kishin zbuluar të mbjella në një parcelë publike në pyll.

Dyshohet se ka qenë roja i parcelës ku u evidentuan 900 rrënjë kanabis, ai që ka qëlluar me kallashnikov ndaj tre të rinjve, ku mbeti i vrarë 23 vjeçari Alfons Dautaj dhe u plagosën dy të tjerë.

Babai i viktimës Xhemil Dautaj deklaron se ka folur më të birin rreth mesnatës dhe ai ka qenë duke luajtur me shokët në një biliardo të fshatit.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes dhe e ka shpallur në kërkim.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *