Panariti: Vetëm grurë me cilësi të lartë në fabrikat e përpunimit

redaktor

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një takim të hënën me importuesit e grurit, premtoi se do të punohet fort që konsumatorët shqiptarë të kenë miell me standarde europiane.

“Do të ketë standarde europiane për cilësinë e miellit. Vetëm gruri me cilësi të lartë do të përfundojë në fabrikat e përpunimit. Nuk do të lejojmë infiltrimin e grurit me cilësi të dobët në vendin tonë”, tha Panariti.

Ministri shtoi gjithashtu se ka pasur një mbiprodhim domatesh dhe do të bëhet “çmos që ajo sasi të arrijë tregun, qoftë si produkt i freskët apo i përpunuar”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *