Mbajtën kamerierin 3 ditë peng në banjën e lokalit, burg pa afat autorëve

anazapta

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e arrestit “burg pa afat” për 3 personat që akuzohen se kanë mbajtur peng për 3 ditë në tualetin e një lokali 22-vjeçarin Fatjon Xhafa. Në argumentimin e gjykatës thuhet se provat dhe faktet vërtetojnë akuzën ndaj të pandehurve. Tre të akuzuarit nuk dhanë shpjegime rreth ngjarjes. Tri ditë më parë, ata e pranuan autorësinë e ngjarjes, kur janë marrë pyetje nga grupi i hetimit. Motivi i ngjarjes, sipas tyre lidhet me një detyrim financiar të 22-vjeçarit ndaj tyre. Autorët e ngjarjes kanë pohuar para hetuesve se Xhafa, kishte punuar si kamerier në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe në një moment, pa lajmëruar më parë, ishte larguar nga puna. “Shuma e parave që i kërkuam babait të tij ishte një detyrim që ai kishte ndaj meje, pasi sa kohë ka punuar tek unë, e kam marrë dhe e kam çuar në shtëpi e në shkollë me makinë. Kam shpenzuar kohë dhe para dhe ai u largua pa na dhënë asnjë lekë”,- mësohet se është shprehur në polici pronari i lokalit, Bledar Vata.

Ndërkohë, i dëmtuari thotë se nuk kishte asnjë borxh.  “Më kërkonin paratë që kishin shpenzuar me mua për transportin me makinë. Fillimisht u thashë që unë nuk u detyrohem asgjë, sepse nuk i kisha kërkuar asnjërit prej tyre që të më lëviznin me makinë. Por, kur nisën të më kërcënonin, pranova që t’ua jepja ato para, por u kërkova pak kohë, sepse nuk kisha ku t’i gjeja aq lekë”,  ka treguar studenti që u mbajt peng për tri ditë me radhë në banjën e lokalit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *