Ngjela: S’e shoh gjatë Bashën në krye të PD-së

redaktor

Më 21 qershor shqiptarët votuan për krerët e rinj të bashkive dhe për këshillat bashkiakë sipas ndarjes së re administratio-territoriale.

Koalicioni i së majtës, udhëhequr nga PS dhe LSI dominoi në këtë zgjodhje duke marrë 45 nga 61 bashkitë e reja, ndërsa e djathta, udhëhequr nga PD siguroi vetëm 15 bashki. Në këto 8 ditë është analizuar procesi dhe rezultati dhe “Shqip” i kësaj të hëne me Rudina Xhungën iu përkushtua një analize të tillë me të ftuar politikanë e analistë.

Spartak Ngjela është njëri prej politikanëve, që para zgjedhjeve vlerësoi si pikë të dobët të koalicionit të majtë LSI-në, për të cilën do të deklaronte para zgjedhjeve se do të humbte në pjesën më të madhe të bashkive ku kandidonte.

Por pas rezultatit, si e vlerëson Spartak Ngjela rezultatin e forcës së dytë më të madhe në koalicionin qeverisës?

PS është një parti me parime dhe nuk e pranon bashkëpunimin me Sali Berishën. Kur ata lanë Nanon, që bëri një gabim të vogël, që takoi Saliun në momentet që do rrëzohej. E kanë parim këtë dhe Metën nuk mund ta pranojnë që i la 4 vite jashtë pushtetit. Të jemi realistë për këtë. Unë mendoja që do humbte edhe disa të tjera, por problemi ishte që për Metën ishte dëmtim ai. Vota politike këtu është vota mazhoritare. Vota tjetër nuk është votë politike. Vota tjetër është votë, e cila mblidhet jashtë politikës”, tha Ngjela.

Duke u ndalur tek Pogradeci, Spartak Ngjela deklaroi se po të ishte një kandidat i dalë nga PS, e majta do ta fitonte këtë bashki. Ngjela aludoi për një largim të Bashës nga kreu i Partisë Demokratike.

Nuk ma ha mendja që PD të mbetet me këtë lider”, u shpreh ai duke shtuar se Basha është një kryetar i katapultuar në politikën shqiptare

Share This Article
1 Comment
  • Drejtuesit e Televizionit kryesor ne vendin tone TOP CHANNELL, qe shikohet, me sa di une ne shumicen e shteteve te botes, mbase mjafton qe aty te kete shqiptare, duhet te shikojne mundesin per te zevendusuar Z.Rudinen e cila eshte ngarkuar te kryej nje nga detyrat kryesore te ketij televizoni, sepse jo vetem qe nuk ka ecur me ritmet e zhvillimit te televizionit dhe rrjedhimisht te spektatoreve si ne drejtim te formimit enciklopedit ne nivelet qe e kerkon detyra e saj, por nuk ka fituar as minimumin e aftesive profesionale per te drejtuar emisionin kryesor ne kete televizore per vlerat universale qe duhet te rezatoje.
    Here here krijon pershtypjen se kjo detyre per te eshte thjeshte nje rutin deri ne angari, perderisa nuk di te rrjeshtoj pyetjet qe drejton, nuk eshte e zonja ne shumicen e rasteve te provokoje debate por i lelon ato te zhvillohen spontanisht sipas interesave te analisteve qe theret ne emision, por edhe per faktin se te ftuarit ne emisionet e saj nuk jane intelektualet me formimin shkencor e profesinal sinkron me niveli qe shtrojne para tyre provlemet qe do te trajrohen ne emision nga moderatorjaqe fale aftesive shkencore te tyre ngrituara para tyre neprmjet pyetjeve te zgjedhura ne pershtatje me nivelin e auditorit per problemet qe jane fiksuar si komponete te tematikes se rradhes me syninim rritjen e cilesise se emisionit. Shume pak vemendje duhet te kesh gjate zhvillimit te emisionit qe te kuptosh se sa here nuk eshte e zonja te perballoj mendimet dhe gjykimet qe ballafaqohen ne emisionet e saja me synim qe te vihet theksi tek e verteta dhe tek kryesorja ajo del nga situata duke hedhur nje pyetje qe ne shumicen e rasteve eshte jashte tematikes qe ajo ka prur ne emision. Une mendoj se mjafton kaq per te argumentuar sa thash me larte per paaftesin e saj per te drejtuar kete emision. Me qenese une as vendos e as votoj, pse mos ta them qe mbase gjykimet e mia nuk jane te drejta, nuk do te mundohem te sjelle argumenta te tjera, por mendoj se ka shume e me shume.

    Me respektet me te medha per televizonin tuaj qe eshte pararendes ne dhenien e ndihmeses ne te gjitha aspektet e jetes se popullit tone dhe uroj te jete i till eshe ne pafundesi, V.Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *