Dhrahmia e shpëton edhe vetë Evropën!

redaktor

“Edhe e kundërta e çdo ideje, mbart një logjikë…”(MONTAIGNE)

 

E di mjaft mirë që është e vështirë… Po ta kisha në xhep një Çmim për Paqen, do të ishte pak më e thjeshtë t’ju mbushja mendjen se teza ime është e duhura për të shmangur shpërbërjen e Evropës së Bashkuar, zgjidhjen e krizës financiare, jetëgjatësinë e NATO-s dhe fundin e konflikteve në Lindjen e Mesme.

E di mjaft mirë që është e vështirë për ju. Të besoni, në këtë kaos, se vetëm Greqia mund t’ia dalë të ndërtojë një rend të ri botëror… Një rend të ri, i cili do të ishte fillimi i fshirjes së njollave të zeza nga gjithë historia e shkruar e njerëzimit me gjithsej vetëm 230 vite paqe në të.

Çelësi është Greqia dhe dera e parë për t’u hapur, Turqia. Dhe kjo nuk është utopi … Greqia duhet të nisë projektin e monedhës së përbashkët me Turqinë dhe më pas me të gjitha vendet e Lindjes, gjithkund ku përdorej në paqe Dhrahmia apo Dirhemi siç njihet ndryshe…

Ekonomistët e sotëm nuk duan ta dinë, por Dhrahmia ishte monedha e “bekuar e Zotit”, me përdorimin më të gjatë, si asnjë tjetër, për më shumë se 2000 vite, pa asnjë ndërprerje. Më e hershme se vetë Perandoria Bizantine, më e suksesshme se çdo monedhë tjetër edhe pas ardhjes së Islamit. E përdorur në vendet arabe, në Iran, Izrael, Armeni, madje e përdorur deri në ditët e fundit të Perandorisë Otomane, dhe më e çuditshmja është se asnjë popull që e përdori nuk u zhduk nga harta.

Ky përdorim dhe bindje ndaj Dhrahmisë, në gjithë këto vende ishte reflektim i drejtpërdrejtë i mësimeve të globalistit të parë jo profet, Aleksandrit të Madh dhe më pas të Jezu Krishtit, i cili e ndaloi rreptësisht konvertimin e një monedhe në një tjetër.

***

Greqia në vitin 2000 mori vendim të heqë dorë nga Dhrahmia dhe “të vërë dorë” mbi Euron. Ajo ish dita e mallkimit të Zotit, jo vetëm mbi Greqinë, por mbi të gjithë ne: ish prelud i këtij realiteti gllabërues që na ka ngërthyer sot. Fill pas këtij vendimi, ndodhën sulmet e 11 Shtatorit… Luftrat, trazirat, kriza e ushqimeve madje edhe fatkeqësi natyrore të paimagjinuara. Dhe e gjithë kjo, nuk ishte rastësi… Pra, as shkenca, as politika bile as ekonomia nuk po i shpjegon dot. Por në të vërtetë ishte një mallkim! Ashtu si kundër nuk ka tjetër shpjegim, veçse Zoti ia shpërbleu Armenisë sapo kaloi nga rubla në drama dhe ia pushoi luftën me Azerbajxhanin; Emirateve të Bashkuara u dha një zhvillim të pakrahasueshëm dhe pranvera arabe nuk “e flladiti” aspak Marokun që përdor ende Dirhem-in.

Çfarë duhet të bëjnë grekët e sotëm? Po shteti i tyre…?

Ata trashëgojnë një pasuri të vyer dhe duhet të mbajnë përgjegjësi historike ndaj dhrahmisë, ndaj asaj monedhe që ish shtrirë në tre kontinente, që i paqtoi e i mbrothësoi ato vise ndër shekuj, që evropianistët, sot e 30 vjet po përpiqen ta ringjallin shëmbëlltyrën e saj tek Euro. Sot, tregjet greke duhet të njihen sa më parë me Lirën turke dhe ta përdorin atë bashkë me Euron, për një periudhë 10 vjeçare, të paktën derisa të dalin me të njëjtën monedhë me Turqinë. Kështu, vetiu së bashku, do të hedhin hapat e munguar ndër dekada. Një hap i tillë, e shpëton shpërbërjen e Bashkimit Evropian, pasi Brukseli do ndërgjegjësohej kësisoj mbi rrezikshmërinë e kapitalit të vet nacionalist, shkak ky i të dy luftrave botërore.

Të menduarit konkret për Dhrahminë apo thënë ndryshe Dirhem-in, do të ngjallte entuziazmin e munguar të tregjeve evropiane dhe Greqia do të bëhej pikë-takimi i dikurshëm i lakmisë së Perëndimit për tregjet e Lindjes…

Diskutimi për monedhën e përbashkët greko-turke, do të çarmatoste të dy brigjet e Egjeut. Ky diskutim i gjerë e mbarë rajonal do të shuajë konfliktet në Lindjen e Mesme, do të rivendosë harmoninë. Nëse të gjitha vendet arabe, Irani, Turqia, Izraeli, Greqia e Palestina do të kenë një monedhë të përbashkët do të binden më lehtë se edhe Zoti është po i njëjtë.

E kështu do të jetë, madje së shpejti! Sepse themelet e monedhës së përbashkët, Dhrahmisë apo ndryshe Dirhem-it, janë në historinë e largët dhe afër. Ato sot thjesht janë zënë nën rrënojat e injorimit dhe mospërfilljes së fakteve, thjesht kërkojnë mençurinë e rigjetjes së shtigjeve të dikurshme të begatisë e të paqes.

Drejtuesit e vendit grek, bëjnë mirë ta shohin shpëtimin e vendit duke parë edhe nga Lindja, qoftë edhe me një sy… përdorimi i dhrahmisë si dikur e shpëton vetë Evropën…

Share This Article
8 Comments
  • Fantazi brilante zoti Ahmet! Megjithate jam dakord me citimin Montaigne ne krye te shkrimit. Tani jashte logjikes tuaj, kam nje pyetje. A duhen lare borxhet e Greqise dhe kush do t’i laje ato? Kjo eshte çeshtja.

    • Greqia e Palestina do të kenë një monedhë të përbashkët! Dhe keshtu Europa shpeton prej Jevgjitistant! Shumë plan i rafinuar!

      • Pse te mos martohet edhe Erdoganj me Cipras? Ose te pakten ta marre ne pune dylber ne pallatin perandorak 500 milione dollaresh…

    • llogjika e ahmadit eshte brilante, sidomos pasi ka pire mall lazarati. ahmad me u kthy greku ne dhrahmi apo drahmai, iku ne pic-ke te eleniqit.

  • O Ahmet i re larg e afrove prane po me sa duket ti do te jesh ndonje anadollak qe enderon akoma perandorine osmane te cilen e ka aq per shpirt presidenti jot turk .Se fute ketu dhe Shqiperine se e di qe eshte pro Europes dhe Amerikes ,greket duke ja ditur qe jane anti amerikane dhe mundoheni te shfrytezoni kete difekt po mos haro se aty eshte pjelle pabesia dhe mashtrimi dhe po lodhesh kot ti nqasesh.

  • Sot nisen limonet nga Argentina me avion e shkojne ne Gjermani, keta i shtrydhin dhe ia dergojne leng limoni japonezeve; e cu duhet Greqia dhe dhrahmia si pike takimi? Ne ekonomine e sotme globale o do kesh Pentagon, ose do kesh superioritet teknologjik. Greqia s’ka asnje nga te dyja vec nje mali me borxhe dhe nje grope te prodhimit te brendshem. Eshte njesoj sikur ti te blesh aragoste me 20 mije leke kg dhe te shesesh pjaten 5 mije leke, prandaj greku nuk del dot nga gropa, me dhe pa euro, me dhe pa dhrahmi.

  • Prsh,
    Analogji me baza ballkanike. Analize per tu menduar thelle. Nje mesim per tu praktikuar. Jo vetem per greqine por dhe per ne duhet tju ne mendje shprehja shqipe”gomarin nga balta e nxjerr vetem I zoti”. Populli grek do e nxjerr greqine nga borxhet, shqiperine shqiptaret etj…nuk ka mrekulli ato jane per femijet. Artikull me analize per tu menduar e zbatuar thelle. Pergezime publicistit.

  • Endra e nje nate vere nga obori i Sulltanit. Po ado te jet dakort turkofagosi komentuesi grek tek Tema per kete vllazeri te munguar e te fshehur turko-greke?!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *