Greqia kundërsulmon: Athina, padi BE-së për “asfiksimin” e sistemit bankar

Ornela

 Greqia kërcënon se do të padisë institucionet e Bashkimit Europian për të parandaluar daljen e vendit nga eurozona dhe frenimin “e asfiksisë” të sistemit të tij bankar, deklaroi ministri helen i Financave, Yanis Varufakis.

“Qeveria greke do të përdorë të gjitha të drejtat ligjore dhe do të studiojmë ngritjen e një padie në Gjykatën Europiane të Drejtësisë”, pohon ministri grek i financave Yanis Varufakis në një intervistë për “The Telegraph”. “Traktatet e BE-së nuk parashikojnë daljen nga euro dhe ne refuzojmë ta pranojmë atë. Anëtarësimi ynë nuk është i negociueshëm”, shtoi ai.

Deklarata e  Varufakis vjen pasi disa lider europianë paralajmëruan se vendi helen do të ishte i detyruar të braktiste zonën euro nëse qytetarët grekë votojnë në referendumin e 5 korrikut kundër masave të kursimit të propozuara nga kreditorët.

Ccdo rast i hapur kundër organizmave të BE-së në Gjykatë do të ishte një ngjarje e paprecedentë gjë që do të komplikonte akoma më shumë krizën. Megjithatë funksionarët grekë studiojnë mundësinë për të paditur BQE-në që vendosi të mbajë në 89 miliardë euro borxhet e emergjencës për bankat greke, gjë që ndikoi negativisht në likuiditetin e tyre.  /DITA

Share This Article
2 Comments
  • Keta duan te bejne padi per hyrjen e Greqise ne Eurozone. Po ne, te humburit, perse nuk bejme padi per genocidin cam si dhe pronat e shqiptareve ne Greqi?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *