Policia e Tiranës arrestoi një 21-vjeçar teksa tentoi të korruptojë punonjësin e policisë rrugore.
Alban Dema po lëvizte automjetin tip “Opel Insignia” me targa AA 982 FH në rrugën e Elbasanit rreth orës 13:00 të mesditës, kur ka hyrë me të kuqe në semaforin tek shkolla e Gjuhëve të Huaja.
Ai është ndaluar menjëherë nga policia rrugore për shkelje të sinjalistikës, por ka rezultuar se nuk dispononte as leje drejtimi.
Në këtë moment ai i ka ofruar punonjësit të policisë shumën prej 4000 lekësh për ta lejuar të kalojë, por është arrestuar.
