Mihrije Braha nuk e ka pasur kurrë kompleks moshën dhe këtë e tregon edhe forma e saj fizike.
Këngëtarja nga Kosova shprehet se nuk ka ndonjë “sekret të madh” për formën e saj, duke shtuar se mjafton të ushtrohesh në palestër dhe tregohesh e kujdesshme me ushqimin.
Por, ajo ka dhe një kritikë për shqiptarët në këtë aspekt.
“Një përqindje e vogël kujdesen për veten. Pjesa tjetër fatkeqësisht jo. Nuk është fare as e lodhshme dhe as e rëndë mirëmbajtja dhe kujdesi për veten”, shprehet Braha.
Duke folur për lidhjen me Naim Abazin, këngëtarja thotë se marrëdhënien e tyre e mban gjallë “dashuria dhe respekti”.
Po seksi pas moshës 40?
“Nëse e mban në harmoni me dashurinë, atëherë ecën me ritme të njëjta”, shprehet ajo në një intervistë për “GSH”.
