Përse humbëm në Shkodër

redaktor

Çfarë ndodhi në Shkodër, përse humbi kaq thellë kandidatja e majtë? Aq më tepër duke qenë një figurë e respektuar edhe përtej spektrit të majtë? Cilët faktorë na çuan drejt ripërëritjes së një humbje në zgjedhjet vendore, duke qenë edhe një herë Shkodra bastioni i vetëm i ndjeshëm i një force politike që thuajse nuk ka bërë asgjë? Në fund të fundit, a e meritonim këtë?

Pa dashur të ndalem në argumentat shoqërorë dhe politikë (të cilët përbëjnë shkakun e humbjes), po kërkoj statistikisht që me anë të shifrave të lexojmë se çfarë ndodhi me të majtën në Shkodër dhe sa e thellë ështe humbja.

Keti ka një diferencë prej 10.540 votash me Voltanën, nga të cilat vetëm qyteti përbën 8.270 vota diferencë në favor të Voltanës, në një kohë që diferenca ndërmjet Aleancave është shumë më e vogël 3.420 vota në favor të Voltanës. Pra shkëputjen e madhe e ka dhënë qyteti. Me një pjesmarrje të mirë të votuesve 45% (në 2011 pjesmarrja ishte 39%), me një koalicion të favorshëm numerikisht, ka ndodhur ajo që shumica e socialistëve i druhej që në fillim të fushatës. Por askush nuk e kishte parashikuar një humbje kaq të thellë e aq më tepër kaq të thellë në qytet.

Pak kush e kishte parashikuar që në komuna të majta si Rrethinat apo Ana e Malit, kandidatja e mazhorancës të humbiste. Megjithatë e gjithë kjo lë vend për një reflektim se po përballemi me votues gjithnjë e më të pjekur, që kur partitë humbin pikat e referimit, votuesi reagon.

Çfarë ndikoi?

Çfarë apo kush ndikoi më shumë në humbjen e kandidates së majtë në qytet? PS+LSI (12.860 vota) së bashku kanë vota më pak sesa kandidatja e majtë (14.970 vota), ASHE ka 16.800 vota, dmth 1.830 vota më tepër se kandidatja e majtë, ndërsa po të shohim raportin e votave të kandidates së djathtë me aleancën e djathtë çuditërisht shohim se kandidatja ka 3.020 vota më tepër se aleanca që ajo përfaqëson. E pritshme në Shkodër që një pjesë e elektoratit të aleatëve tanë me bindje të djathta të kenë votuar Voltanën. Shifra për t‘u vlerësuar janë edhe votat në favor të kandidatit të pavarur 1.312 vota, shumica vota të djathta duke pasë parasysh këndvështrimin e vetë kandidatit gjatë fushatës me një program të djathtë.

Nëse presupozojmë se votat e Aleancës së djathtë kanë shkuar për Voltanën, dhe votat e kandidatit (të pavarur) Vullnet Elbasani janë më shumë të djathta (minus 310 vota të LDVMP) i bie me një llogaritje të ftohtë matematikore që 4.000 vota te koalicionit të majtë të kenë shkuar në favor të Voltanës. Jashtë koalicionit janë edhe tre parti të tjera por maksimalisht diferenca në disfavor të Ketit është më pak se 650 vota. Shumica e socialistëve në Shkodër e kanë drejtuar gjykimin tek menaxhimi i keq i fushatës, tek ekipi i dobët dhe anashkalimi i strukturave, tek mbështetja e fuqishme më tepër te aleati ynë LSI sesa te forca e parë përfaqësuese PS. Sa kanë te drejtë…?

PS si parti u votua me 6.290 vota, dmth humbi gati gjysmën e votave të saja në qytet krahasuar me 2013 (11.880 vota). E pritshme, përderisa edhe kandidatët për këshilltar të PS gjithçka mund të jenë, vetëm përfaqësim i Partisë Socialiste nuk janë. LSI në qytet ka rritje rreth 17% (plus 950 vota në qytet, ndërkohë që PS ka 5.590 vota të humbura). Nqs vlerësojmë votat e PD, në 2015 ka 37% të votave (15.144 vota), ndërsa në 2013 kishte 41% të votave (17.424 vota), pra në qytet PD ka rënie qofte në %, qoftë në vota, PR ka pak a shumë të njëjtin nivel (rreth 3,5%), megjithëse humbja në vota e PD është shumë më e vogël sesa humbja në vota e PS. Gjë që tregon rëndësinë që PD i ka dhënë përfaqësimit të saj në Këshillin Bashkiak dhe papërgjegjësinë e përfaqësuesve të PS që formuluan listat. Përderisa zgjedhjet vendore kanë një veçori tjetër nga zgjedhjet politike, ateherë le të bëjmë një krahasim me 2011.

Humbja e thellë e të majtës sot është shumë më keq se në 2011. Në 2011 PD ishte në koalicion me LSI dhe në pushtet, në 2011 Shkodra ishte thellësisht demokrate, në 2011 aleanca jonë ishte numerikisht më e vogël, në 2011 kishim një përqindje më të vogël votuesish, nuk kishim një fushatë kaq mediatike… Duke parë rezultatet e 2011-ës, kandidati i majtë mori 34% të votave ndërsa kandidati i djathtë 62% në një kohë që Aleanca e majtë mori vetëm 29% ndërsa Aleanca e djathtë 62% (20.795 vota aleanca e djathtë), pra aq sa kandidati që paraqiti (20.790 vota kandidati i djathtë). Krahasimisht në 2015 raportet e aleancave me kandidatët nuk qëndrojnë.

Duke pasë parasysh diferencën e votave të Aleancave me kandidatët, duke pasë parasysh gjithashtu se zgjedhjet vendore funksionojnë nga partitë e vogla më shumë si zgjedhje individuale sesa politike, është e vështirë të përcaktohet se kush ka votuar kë. Por humbja e thellë e PS në qytet tregon se mospërfaqësimi dhe mospërfillja e anëtarësisë ka faturë të shtrenjtë. Në 2015 pavarësisht aleancës së fortë numerike, LSI nuk u bë faktor që kandidatja e majtë të fitonte. Në zgjedhjet lokale të 2011 aleanca e PD me LSI ngushtoi rezultatin por nuk ishte faktor në fitoren e të djathtëve. Por humbjen më të thellë PS e pësoi me përfaqësimin në këshillin bashkiak, 9 mandate PS, 10 mandate LSI dhe 21 mandate PD. Në total ASHE 24 mandate kundrejt 27 mandateve te APPD.

Si mundet një parti në pushtet të bjerë kaq në zgjedhje lokale? Ka një mori arsyesh. Së pari; mungesën e funksionimit të strukturave të PS në Shkodër. Nuk duhet të harrojmë që në dy vite, pak ose aspak socialistë janë punësuar, në administratën deri dje të korruptuar dhe të paaftë tëqeverisjes së Berishës nuk kishte vend për socialistët e aftë, por punësoi pa kriter Lsi-së. Nuk jam për punësimet e militantëve- metingashë, por për njerëz të cilët deri dje i ishte mohuar e drejta e punësimit thjesht për bindjet e tyre, qenka e pamundur të rimarrin te drejtat e veta? Socialistëve shkodranë, të nëpërkëmbur tash 2 vite prej njerëzve që ata vetë i sollën në pushtet, u imponohet një listë këshilltarësh pa lidhje me përfaqësimin e tyre, jashtë çdo strukture. Një pjesë e votave të socialistëve duhen kërkuar tek partitë aleate, sepse shkalla e lartë e votimit tregon se shumë prej tyre kanë votuar, pa harruar edhe këtu edhe fletët e shumta të pavlefshme (4% e votuesve). Një arsye më tepër për të vënë vemendjen tek përfaqësimi.

Po ashtu, në komunat që bëjnë pjesë në bashkinë e re, PS ka humbur gjysmën e votave të saj të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 ,rreth 5.100 vota, ndërkohë që LSI është rritur me 45% (1.600 vota); ndërsa Pd ka humbur rreth 1.000 vota të shpërndara brenda koalicionit të vet.

Numerikisht humbja e madhe në vota e PS (në total si bashki PS humbi 10.700 vota) pavarësisht rritjes në % të LSI (plus 2.500 vota si bashki) ka ndikuar negativisht edhe në votat e koalicionit. Duke pasur kështu një diferencë me 4.900 vota në favor të APPD dhe duke përmbysur në këtë mënyrë rezultatin e 2013 që ishte në favor të ASHE. Kjo është vetëm një vështrim i humbjes të së majtës në Shkodër. Numrat nuk tregojnë shkaqet, as nuk tregojnë pse u përmbysën rezultatet.. Por janë aty si dëshmitare të aftësive apo të paaftësive politike të të gjithë atyre që janë të përfshirë.

Share This Article
21 Comments
  • Bravo. Analize e sakte dhe qe duhet lexuar edhe ne qytetet e tjere nese nuk duam te humbasim 2017.
    Psh ne qytetin e Vlores, PS ka humbur rreth 1000 vota ne krahasim me 2011 dhe rreth 9000 vota ne krahasim me 2013. Ky eshte skandal. Pa harruar qe Leli mori ne qytet po aq sa Gjika rreth 23 mije vota por duke kujtuar qe Lsi+Pdiu ishin me PD ne kohen e Gjikes gje qe nuk e pengoi ate te fitonte me 5000 vota diference. Pra nese do ngelej vetem ne doren e socialisteve Leli do kishte humbur ne qytet. Diferencen prej 10 mije votash ne qytet ne favor te Lelit e ben vetem kalimi I rreth 5000 votave Lsi+Pdiu nga PD te PS qe japin pikerisht diferencen 10 mije.
    PS ne Vlore ka humbur dramatikisht. Gjithe te tjeret kane rritje ne krahasim me 2013.

    • NUK HUMBI KETI, HUMBI SHKODRA, SHKODRA QE TASH 25 VJET ASGJA NUK KA FITU, SHKODRA QE U MBYT E U PERMBUT DISA HERE NGA KLANI KRIMINAL I MALOKUT TE VUCIDOLIT DHE ASNJI HERE NUK U SHDAMTU. KA 25 VJET QE AI PJERDH MBI SHKODREN DHE SHKODRANET E MARRE LUMTUROHEN. KAQ TE TRASHE VAZHDOJNE TE TREGOHEN SHKODRANET DUKE BESU TE KOMUNISTI MALOK. E THONE SE NA SHKODRANET JENA ANTIKOMUNISTA DHE NUK JA JAPIM VOTEN TJETER KUJE. C, MUT ANTIKOMUNISTASH JENI KUR AI JU KA BA KOMUNSTA E KALU KOMUNISTAVE.MOS HARONI TI NGRENI NJI MONUMENT DYSHES HOXHA SALA SE TASH E KENI MUNDESINE. NUK E DI NESE DO TA KUPTONI NDONJI HERE SE NE KETO ZGJEDHJE FITOI KETI DHE JO SHKODRA.

    • Analize reale e humbjes se PS-se ne Shkoder!
      Une si socialist NUK VOTOVA fsamiljarisht per PS-ne sepse,
      -1-Pas zgjedhjeve te 23 qershorit 2013,ma HOQEN DJALIN NGA PUNA,ne nje kohe qe kur u punesua nuk e pyeti njeri nga PD-ja ne se i ka prinderit socialiste apo jo!
      Jo vetem e punesoi,por e specializoi jashte shtetit,e NGRITI NE DETYRE dhe vjen PS-ja ime ne PUSHT-et dhe ma heq djalin nga puna!
      Se dyti,jam ish USHTARAK dhe qe prej vitit 1996 deri ne 1998,pra 3 vjet rresht qeverite FASDHISTE te Sali Berishes dhe Fatos Nanos nuk na dhabne ASNJE LEK PENSION TE PARAKOHSHEM kur ligji ishte ne fuqi dhe Kushtetuta na e jep kete te drejte!
      Per 20 VJET RRESHT,asnjehere nuk na eshte dhene pensioni sipas ligjit,perkundrazi na eshte ulur 50% dhe na kane shpallur DEBITORE qe nga 2009-ta me njue ligj ANTIKUSHTETUES TE ARMIKUT TE USHTARAKEVE Sali Berisha!
      Edhe qeveria e MAJTE per 2 vjet,jo vetem nuk ka marre asnje nisme per SHFUQIZIMIN E LIGJEVE ANTIKUSHTETUESE,por as na ka hequr SHPALLJEN DEBITORE ,qe vazhdojne padrejtesisht te na e mbajne cdo muaj nga pensioni!!!
      Edi Rama hesht,se keshtu benin edhe Sali Berisha me Fatos Nanon,por kane fituar vetem PERBUZJEN E ISH USHTARAKEVE DHE FAMILJEVE TONA!!!
      Kurre nuk votoj per PS-ne sa te jete EDI RAMA ne krye te PS-se dhe qeverise!!!
      AI ESHTE ARMIK I USHTARAKEVE NJELLOJ SI SALI BERISHA!!!

      • Analize reale e humbjes se PS-se ne Shkoder!
        Une si socialist NUK VOTOVA familjarisht per PS-ne sepse,
        -1-Pas zgjedhjeve te 23 qershorit 2013,ma HOQEN DJALIN NGA PUNA,ne nje kohe qe kur u punesua nuk e pyeti njeri nga PD-ja ne se i ka prinderit socialiste apo jo!
        Jo vetem e punesoi,por e specializoi jashte shtetit,e NGRITI NE DETYRE dhe vjen PS-ja ime ne PUSHT-et dhe ma heq djalin nga puna!
        Se dyti,jam ish USHTARAK dhe qe prej vitit 1996 deri ne 1998,pra 3 vjet rresht qeverite FASHISTE te Sali Berishes dhe Fatos Nanos nuk na dhane ASNJE LEK PENSION TE PARAKOHSHEM kur ligji ishte ne fuqi dhe Kushtetuta na e jep kete te drejte!
        Per 20 VJET RRESHT,asnjehere nuk na eshte dhene pensioni sipas ligjit,perkundrazi na eshte ulur 50% dhe na kane shpallur DEBITORE qe nga 2009-ta me nje ligj ANTIKUSHTETUES TE ARMIKUT TE USHTARAKEVE Sali Berisha!
        Edhe qeveria e MAJTE per 2 vjet,jo vetem nuk ka marre asnje nisme per SHFUQIZIMIN E LIGJEVE ANTIKUSHTETUESE,por as na ka hequr SHPALLJEN DEBITORE ,qe vazhdojne padrejtesisht te na e mbajne cdo muaj nga pensioni!!!
        Edi Rama hesht,se keshtu benin edhe Sali Berisha me Fatos Nanon,por kane fituar vetem PERBUZJEN E ISH USHTARAKEVE DHE FAMILJEVE TONA!!!
        Kurre nuk votoj per PS-ne sa te jete EDI RAMA ne krye te PS-se dhe qeverise!!!
        AI ESHTE ARMIK I USHTARAKEVE NJELLOJ SI SALI BERISHA!!!

  • Mendimi im eshte qe humbjet dhe bjerrjet e votuesve deri dje ne favor vijne nga largimi i atyre qe kane marre voten e nuk i kthejne me syte deri ne zgjedhjet e ardheshme.Pra nuk eshte punuar sa duhet per berjen dicka per ata qe u paten dhene votat.Dhe nuk eshte rast i vetmuar,keshtu veprohet ne pergjithesi.Ne Shqiperi puna ka shkuar te mos votohesh se me pelqen ,por se nuk je aq i keq sa ai qe ishtesi dhe se premton me bukur.
    Deri me sot nuk kemi pare qe ne takimet me te perzgjedhurit te shkoje dikush me bllok,te shenoje premtimet e mbas 1 ose 2 vjetesh t,ia nxjerre publikisht e t,i thote ja cfare ke thene e ja cfare ke bere.Akoma punohet turmashe,o burra te shohim cfare thone.Kerkohet me shume pergjegjesi nga ata qe kerkojne te zgjidhen sidomos pasi zgjidhen.Nje shkak tjeter eshte dhe perzgjedhja jo shume duke marre mendimin e mases se anetareve e simpatizanteve te partive,or thjeshte me pelqimin e shefave.Pa rregulluar keto hallka,asnjehere e asnjera pale s,ka per te dale e kenaqur nga zgjedhjet.Analiza e mesiperme eshte per t,u respektuar se te pakten nuk ia ve fajin te tjereve sic be PD-ja.

  • Shumë gjatë i ke ranë. Ndërsa unë po e përmbledh- mentaliteti i vjetruar provincial i shkodranëve i ka lanë ata me lavdinë e shekullit të kaluem dhe nuk shikojnë se bota dhe qytetërimi ec përpara me hapa të shpejta. Tash shkodranëve iu mbetet me këndue ‘kangët e mjerimit’ të Migjenit ose ma të fundit kangë, ate të Voltanës, ‘Rama Meta ka maru, ka maru…’

  • Shkodra gjithmon ka votuar ne shumice djathtas,pasi ky popull priret me shume nga LIBERALIZMI,ku edhe ne kohen e monizmit i mbante syt nga perendimi.Ketyre u pelqen me shume MALIQI e jo LIGJI.Ata nuk kane paguarr kurre dritat,ujin dhe kete here ju preken interesa.Ndonse ne kohen e Saliut u permbyten disa here-fain e kerkuarn te Qeveria Rama e sapoardhur ne pushtet.Ky u premtoi ndertimin e STADIUMIT-ata bene protest gjoja per pronat,por ishte pretekst nxitur nga PD.Problemi DOSHI ishte nje faktor k/Ramas,ndonse qytetari tyre shpifi dhe duhet denuar rend-kurre fitorja me te e e me ta..!

    • Kriter per kulturen apo injorancen qenka mbeshtetja e PS&LSI…??? Me gjere shikoji gjerat … Shkodra me kete rezultat tregoi qe Shqiperia (ose nje pjese e saj) meriton te jete pjese e Evropes … e sikur te mos ishte Shkodra … do ishim vend orijental .. MONIST.. 100%..!!!
      Po pse nuk shikoni fanatizmin e qyteteve jugore?? Votojne te majten me paragjykim dhe ne menyre konstante!! Kjo eshte me teper tragjedi …

  • Shkrim realist, pa eufori dhe mendjemadhesi. Me sa me kujtohet zonja ka qene kandidate per deputete e socialisteve ne Shkoder.Pra eshte nga brenda ps dhe , e njeh gjendjen. Mos fleni ne dafina socialiste, se viti 2017 eshte pas dere. Bravo, Rozafa.

  • Shkodra per fat te keq keto 25 vitet e fundit eshte eksperiment i djathte. Biles po te ishte gjalle Azem Hajdari do digjej sistematikisht sa here qe do humbte Azemi ne bixhoz. Nuk kane votuar shkodranet as per Ketin dhe as per ate Voltanen; ata jane popull me vete, votojne djathtissimo( si thoshte Frederik Ndoci) se kane probleme mentale me timonin.

    Bobo c’ u mbyt e mjera Shkoder
    Vershoi uji ne mal dhe koder:
    “Bella Venezia – shperthen Topalli
    – tash me krocerat do na zere halli…”

    Ju o shkodrane e meritoni topallizmin dhe berishizmin qe ju dine koken dhe ju vene festen. Nje koncert me dygishta, ca flamuj blu dhe dy furgone bostane dhe mban vlage edhe per mater vitet e ardhme. Ndofta gaboj dhe ishalla gabohem, Shkodra me ngjan me Don Kishotin.Perralla e demikracise

  • Ndonse e hidhur por duhet ti shtosh kesaj analize dhe efektin e ndikimit fetare, duket e cudicme e nevericme por, nuk mund ta injorosh, ne shkoder ky mentalitet ne disa zona eshte goxha i pranishem.

  • Jo shum e sakte analiza , PS-ja ne Shkoder u la ne meshiren e fatit ashtu siç lihen rendomte edhe ish veteranet e pasardhesit e LANÇ-it . Ne fillim fushata filloj si uragan me perfshirje te gjere e me deshiren e madhe per te votuar Ketin per te ringrite Shkodren me besimin e madh te mbeshtetjes nga Edi Rama dhe qeveria shqiptare por rruges ndikuan per keq shum faktor , si mos funksionimi i PS-se ne Shkoder , njerezit e PS-se ishin nen propaganden shurdhuese te LSI-se dhe ndiheshin te perçmuar , te mos harrojme se PS-ja eshte forca politike qe permbledh njerezit me vizion te drejte per te bere shtetin e se drejtes qe mbeshtesin Edi Ramen eshte shumica e atyre qe vijne nga brezat qe kurre nuk ja kane kthyer shpinen punerave me te renda per te ndertuar e ruajtur vlerat e ketijë vendi te perbashket . Keti punoj shum por ishte gabim afrimi i tepruar me interesaxhinjte e LSI-se te cilet nuk i njofin parimet me lart . Ne Shkoder nuk shikoje kund nr 23 te PS-se , e kunderta shikohej ne çdo vend nr. 47 dhe nr.15 . , ,nje tjeter faktor kryesor ishte vete numrimi i votave perfaqsuesit e PS-se nuk ishin te motivuar sa duhet per te ruajtur votat , e kunderta ndodhi me PDdhe lsi ku njerezit e tyre e bene punen e tyre qe te njerezit e tyre qe vinin me votuar deri te numrimi i votave qe u shnderrua si ne ndeshje futbolli midis dy tifozerive , kur te PS-se po thuajse e kishin braktisur ndeshjen pamvarsisht se priste shumica e qytetit e me gjere rezultatin ne favorin e tyre , te Ketit dhe te ndryshimit te Shkodres . Mendoj se duhet bere analize e hollesishme dhe duhet riorganizuar PS-ja ne Shkoder , duhet vleresuar shumica e njerezve e jo duke rendur mbas pakicave qe edhe ato po habiten kur i shikojme si faktor qe as nuk kane qene as nuk do te jene .

  • SHKODREN DHE SHKODRANET I KA MCUE,PER INET TE NUSES LE TME VDES GJALI,APO PER INAT TE RES SHKOI FLE ME MULLIXHIN!!!Ngase,kan than se jan antikomunist dhe antisocialist,dhe kan qen ne sherbim te hujve,gjith kohen e socializmit te kaluar dhe nuk kthejn prap,edhe ne humner me ra prap nuk kthjen,dhe deri tani jan bere shum here veneci,e vardar,por prap,po votojn sali serbin dhe partin fashiste te qujtur demokratike.

  • Nga analizat , qe lexoj , pse humbi Keti Baxhdari ne Shkoder , si perfaqesuse e koalicionit te majte , kuptoj se shkodranet ndjehen te gabuar per voten e tyre te 23 qershorit , qe nuk I ndryshoi ngjyrat e qeverrisjes demokratike , por qe nuk ka qene as nje here demokratike . Gjat fushates te krijohej pershtypja se Keti do te fitonte dhe shkodranet do ta hiqnin nga kurrizi cfrytezimin e eger 25 vjecar , qe u kushtoi varferi , permbytje te vazhdushme dhe percarje . Kjo nuk ndodhi , sepse shkodranet jane shume te sinqerte dhe I kane besuar PD si antikomuniste . Shkodranet kane te drejte te jene antikomuniste , por Keti I perket nje familje te perndjekurish , megjithate nuk ja dhane voten . Besoj se nje arsye eshte dhe analfabetizmi . Keto 25 vjet jane prodhuar shume analfabete ne Shqip[eri dhe vecanerishrt ne Shkoder . Ata nuk dine te votojne dhe keshtu ka per te vajtur filli I puneve ne Shkoder . Shkodra e kultures dhe e dijes , eshte Shkodra e analfabetizmit dhe e gjakmarrjes, e injorances kriminale zhoxefino-saliste . I Foto

    • Me kesisoj mendimesh fyerse, njedimenzionale, mllef .. tregon se je me mentalitetin e viteve 60-70 ! Sa e varferoni kete gazete te shkrete …!
      Trishtohet njeriu kur sheh kesi komentuesish te mjere qe guxojne te fyejne nje qytet te tere vetem pse nuk votoi PS&LSI .. !!!

  • Shkodra u ndje e tradhetuar, kur metastazat kanceroze te LSI-se, e pushtuan çdo qelize te sherbimeve publike duke i pire gjakun ketij populli…Kandidatja e majte ,dukej si zgjatim i LSI….Kjo kandidate nuk beri aspak “oponence” me masat ekstreme te km, te cilat çuan ne kufinjte e mbijeteses shume familje….Nen euforine e rilindjes, u anashkalu politika “tradicionale” e zones…Ne Shkoder qarkullon nje lloj psikologjie e mbetur qe nga koha e “benevrekeve”, per te cilen shume “shkodrane”, kane afeksion, dhe s’po e gjejne dot formulen e ndarjes njehere e pergjithmone nga ky makth…Shkodres i duhen njerez me integritet ,te pa infektuar nga partite dhe te beses…..se perndryshe “shkodranet” ja japin voten edhe nje “zog-gomari”, mjafton te kete siglen e PD-se,….dhe te jete paaaaaaaaksa……myslim………

  • Ketu mbahu tek punesimi.Lsi i ngjan lakuriqeve vampire,qe u thithin gjakun shtazeve,pa u ndier.PS ne pushtet ka celesat e kashtes.Punesimin e ka LSI,ne te gjithe sektoret shteterore.LSI te heq nga puna,lsi te fut ne pune,emeron drejtorat.Nuk i keni pare gjithe pijetoret e lagjeve me flamuj te lsi?Dy muaj te fushates pijanecet pijne qyl per shendet te Ilir Metes.Arsimin,shendetsine,posten,Kesh-in,Cezin, neper rrethe i ka LSI.Cme duhet mua ministria e jashtme,ministria brendshme,kryeministri,kur ne pune te fut Iliri! PS neqoftese eshte zot shtepie,te mbaje qoshene dhe te mos lere lsi te tallet me votat e socialisteve!

  • Ti moj vajze je perzgjedhur sot ne listen e kandidateve per deputet nga Tom Doshi, te cilit po pret me i zane vendin sapo ta burgosin. Ke harru qe cfare horash e horicas viro Ps ne Shkoder per drejtore e drejtues. Ti ke ardhe nga Lsi te Ps dhe skena pse marrim mend prej njeres qe i nderron partite si breket, ndoshta me shpesh! Kandidaturat e ps per keshill bashkiak ishin ok deri diku, Galiqi, Luli etj por disa te tjere me vjen keq sbajn dhe i futen horat e inkriminum , kushrina etj per me i dhane vota, qe edhe nuk ia dhanen! Ps ne Shkoder duhet te pastrohey nga tipi jot, i Hallunave, Dodanave e Harushave se a ba si kopsht zoologjik per te cilin asnje shkodran normal nuk duhet te votoje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *