Ben Affleck dhe Jennifer Garner kanë njoftuar divorcin mes tyre vetëm 1 ditë pasi festuan 10-vjetorin e martesës.
Çifti që ka tre fëmijë: Violet, 9 vjeçe, Seraphine, gjashtë dhe Samuel, tre vjeç, janë ndër çiftet më të pasur të Hollivudit, pasi secili prej tyre ka pasur një karrierë të suksesshme në kinematografi.

Fjalët për ndarjen e çifitit qarkullonin prej muajsh, por janë përgënjeshtruar vazhdimisht prej tyre, derisa në mënyrë të papritur ata zyrtarizuan vendimin për t’i dhënë fund lidhjes 10-vjeçare.

