Dule takon përfaqësuesin e misionit të OSBE/ODIHR

Dita

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule priti sot në takim Andrew Bruce përfaqësuesin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR.

Pas falënderimit të kontributit të veçantë të Misionit të OSBE/ODIHR, Dule theksoj se në vlerësimin e tij dhe të partisë që ai drejton, këto zgjedhje ishin 2 hapa para dhe 3 hapa mbrapa si vallja e Echternach. Me konkretisht Dule u ndal në problematika të hasura gjatë procesit zgjedhor ku u konstatuan precedentë antiligjor duke patur përballë struktura qeveritare si dhe struktura shtetërore të cilat u implikuan në këtë proces.

Fakte, si blerja masive e votës, retorika ekstreme nacionaliste, mos përputhja e vulave të sigurisë si dhe shkeljet të tjera flagrante që sollën diferenca të theksuara midis votave për kryetar dhe atyre për këshillë, çuan tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *