Dy qytetarë nga Fushë Kruja janë arrestuar sot nga policia pasi akuzohen se kanëdëruar rreth 100 persona në Gjermani, për azil. Të arrestuarit janë Besnik Gjoka, 27 vjeç dhe Shaban Gjoka, 25 vjeç.
Sipas Policisë së Durrësit, dy të arrestuarit, me anë të mjeteve të tyre, i transportonin njerëzit në itenerarin Kosovë-Serbi-Hungari-Austri-Gjermani, kundrejt pagesave që varionin nga 500 deri ne 1500 euro për person.
