Sondazhet në prag të referendumit në Greqi, paqartësi e anketimeve

redaktor

Teksa dita e diel e referendumit po afrohet për Greqinë, rriten edhe ethet se cili do të jetë verdikti i popullit grek.

Sikurse e ka bërë të ditur në çdo dalje televizive, Tsipras nuk tërhiqet nga thirrja për të shprehur vullnetin me votë.

Qeveria greke ka publikuar edhe një faqe në internet dedikuar tërësisht referendumit, duke lënë edhe numërimin mbrapsht sesa kohë u ka ngelur për të votuar. Një sondazh vendas tregon se afërsisht 57% e grekëve do të votojë “Jo” ndaj kushteve të kreditoreve, nga ana tjetër 30% e tyre janë të gatshëm të pranojnë reformat e bashkimit europian, duke lënë 13% të popullsisë si votues gri, të pavendosur përballë tablosë që u paraqitet.

Ndërsa në kontrast me sondazhin e  opinionit të zhvilluar nga një kompani greke, një tjetër sondazh i bërë nga francezët këtë herë, jep një tjetër rezultat. Ky i fundit flet për 47% të popullsisë greke që është ‘pro’ Europës dhe 37% e tyre që mbështesin “Jo”-në e Tsipras.

Por analistët gjykojnë se sondazhi grek, mund të ketë nota me subjektive për të krijuar konfuzion tek popullsia vendase. Megjithatë shpesh këto matje të opinionit publik, kanë rezultuar edhe të gabuara, sikurse rasti i fundit i zgjedhjeve të përgjithshme në Britaninë e Madhe, ku sondazhet i dhanë më shumë përqindje Partisë Laburiste, e cila në fund pësoi humbje ndaj forcës konservatore.

Politikanë të ndryshëm të unionit kanë gjykime të ndryshme për sa i përket çështjes së referendumit. Disa mendojnë se ky është një skenar i brendshëm i Greqisë, për t’i shpëtuar pagesës së borxhit dhe për të dalë me monedhën e saj të pavarur nga unioni.

Sipas ekspertëve, nëse dhrahmia futet në treg sërish, grekët do të futen në një treg të panjohur dhe do të ketë një zhvlerësim të madh të monedhës.

Kjo do ta çojë inflacionin në një vlerë më të madhe se 40 për qind, duke kufizuar në këtë mënyrë edhe më tej fuqinë blerëse të qytetarëve. Këtë e ka parashikuar publikisht edhe ministri slloven i Financave, Peter Kazimir, i cili shprehu frikën se referendumi do të përfundojë me përgjigjen “Jo” dhe bankat nuk do të rihapen me monedhën euro.  Ndërsa mediat ndërkombëtare shkruajnë se grekët do të votojnë ditën e diel mes inatit dhe konfuzionit.

Share This Article
2 Comments
  • PAQARTESINE E PERHAPIN ATA QE DUAN TE VAZHDOJE KOMEDIA, SEPSE GREKET E KANE NDARE MENDJEN PER TE VOTUAR JO.

  • Letra e plotë e dorëheqjes së Amhet Prençit: Brisida Shehaj pengon hetimet tek Tatimet

    Në letrën e dorëheqjes, Drejtori i Hetimit Tatimor, Ambet Prençi, lëshon akuza të forta ndaj kreut të këtij institucioni, drejtoreshës Brisida Shehaj. Ai flet për një situatë alarmante tek tatimet, thotë se drejtoresha Shehaj po bllokon hetimet dhe se ky institucion po trajtohet si pronë private. Në letrën e dorëheqjes që Prençi i ka drejtuar drejtoreshës Shehaj, të siguruar nga agjencia newsbomb.al, ai shprehet se prej më shumë se një viti, drejtoresha e ka denigruar institucionin e hetimit.

    “Gjej rastin t’Ju kujtoj këtu, se përjashto periudhën e parë disa mujore të bashkëpunimit tonë të frytshëm (ku pati një seri aksionesh dhe rezultatesh konkrete, që janë radhutur si arritje të panjohura më parë), u bë më shumë se një vit që Ju, me apo pa dëshirë, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve Tuaja, e izoluat dhe denigruat institucionin e Hetimit Tatimor. Jo vetëm në përditshmërinë e praktivae administrative, por edhe në rastet ku u jam drejtuar me Memo apo kur kam paraqitur shqetësime konkrete, Ju nuk jeni përgjigjur”, shkruan Prençi në letrën drejtuar Shehajt.

    Situata, sipas tij, është alarmante për këtë institucion, për të cilin thotë se po trajtohet si pronë private.

    “Përballë një situate të tillë alarmante, unë largohem nga detyra, me dëshirën që kjo të shërbejë si këmbanë alarmi për të ardhmen e këtij institucioni, i cili nuk është pronë private e askujt!”, e mbyll ai letrën e dorëheqjes së parevokueshme.

    Prençi, që ka mbajtur më parë detyrën e Drejtorit të Përgjiththsmë të Policisë së Shtetit, sipas burimeve të newsbomb.al, i ka dërguar një letër sqaruese edhe kryeministrit Rama. Në këtë letër ai jep detaje mbi çështje konkrete dhe raste flagrante të abuzimit në tatime.

    Drejtoria e Tatimeve u bë objekt i një skandali menjëherë pas emërimit të Briseida Shehajt në krye të këtij institucioni.

    Në Serverin e Tatimeve pati një ndërhyrje, çështje për të cilën prokuroria nisi hetimet pas denoncimit të bërë nga opozita. Po kështu, opozita kërkoi edhe ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili iu mohua për disa muaj me radhë nga mazhoranca. Për ngritjen e komisionit u desh ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese, pas ankimimin të bërë nga PD. Sipas opozitës, në serverin e tatimeve, me ndërhyrjen e deputetit Spartak Braho dhe drejtoreshës Shehaj u morën të dhënat e qindra mijëra bizneseve dhe deklaratat e tyre tatimore. Opozita e quajti vjedhjen si aggression ndaj sipërmarrjes dhe vetë qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *