O zonjë fisnike dhe e ëmbël,
o dritë që vetëtin në qelqe,
kanë thënë që jeta është një ëndërr,
po imja ishte shumë e keqe!
Po shpirti im s’e njeh pendesën,
dhe pse për gjumë m’u shua syri,
gjithmonë ti ngrihesh mbi harresën,
si një statujë e lartë floriri!
E cili burrë do kish guxim,
një kryevepër të harronte,
edhe të tretej në harrim,
siç desha unë të bëja sonte?!
Po asnjëherë nuk ka harresë,
sa ende zjarri djeg tek gjiri,
ndaj ti u gdhende në kujtesë,
si një statujë e lartë floriri!
Po ç’kemi tjetër nga kujtimet,
më të sigurt në këtë Botë,
vetëm kujtimet-zonja ime,
as Zoti vetë s’na i vjedh dot!
Po ti ke qenë në zemrën time,
çdo orë të natës dhe të ditës,
ti ishe flakë vetëtime,
po unë nuk kisha rrufepritës!
Ndaj dhe qëndrova krejt zbuluar,
përballë rrufesë që flakërinte,
ndaj fundi im i merituar,
nga vetëtimat do më vinte!
E kush do ishte ai burrë,
t’i hidhte sytë tek një tjetër,
jo-kjo nuk mund të ndodhte kurrë,
se ishe ti një kryevepër!

Se ti ke qene imazhi im
Ne sy te hapur a te pergjumur
As dimri i ashper e me stuhi
Nga syte e mi, jo, s’te ka shkundur
Se ti ke qene mburoja ime
Ne plot duele triumfarore
Ndaj une per aty,sot pergjerohem
Ndaj une per Ty, sot bie therore….
Nje mendje ndritur, e pene arte
Shkruan pa reshtur, dite e nate
Se ka ardhe koha te trumbetoje
Kush nuk kuptone, eshte mire te shkoje……
FALEMINDERIT I NDERUAR DUKA PER KENAQSITE QE NA DHURONI.
ju faleminderit
Sa më shumë vite kalojnë,
aq më rritet dashuria,
për lulen time të rrallë,
që s’i prishet bukuria!!
Ditë për ditë i këndoj këngë,
një këngë të re për çdo ditë,
herë me Diellin herë me Hënën,
i’a krahasoj bukurite!!…
këngën që sot i këndova,
këtu për ju po e shkruaj,
janë fjalë që i bluaj në mendje,
fjalë që në zemër i ruaj!!…
Kur shikoj fytyren tënde,
rrezaton si dritë e Diellit,
ti je Hënë dhe më e bukur,
ti je yll i rënë prej qiellit!
Te ty janë gjithë bukuritë,
vezullimet e çdo drite,
të jetoj unë kam motiv,
ti je motiv i çdo dite!
Ti je ëndërra më e bukur,
që nuk duhet të ndërpritesh,
çdo ditë për çudinë time,
zbukurohesh edhe rritesh,
Sa herë që të shoh verbohem,
lëshon dritë dhe vezullime,
unë jam Princi yt i kaltër,
dhe ti je Princesha ime…
Ti je e tëra e bukur,
gjerdan të rri hijeshija,
me dorë të ka bërë zoti,
s’të venitet bukuria!
Unë jetoj çdo ditë për ty,
ti më bën të jem fisnik,
ti vlen më shume se gjithë bota,
me ty unë jam pasanik!
Të mbaj në zemër çdo ditë,
gjersa zemra të punoje,
ti do jesh në zemrën time,
dhe kur zemra të pushoje!!…
vitet të vazhdojnë të shkojnë
s’ta venitin bukurinë
ndërsa mua – lulja ime
më shumë ma shtojnë dashurinë….
Kure ndjenjat perputhen me fantazine,patjeter qe del nje kryeveper si kjo .Komplimente z.Duka
Ja…ja..ja!
E shikoni?!
Kete Arben e ka vrare politika!
Ne vend te kendoj keshtu,
shkon e merr pjese ne krimet e politikes…
Turp, gjynah i madh…
Z.Arben,poezit e tua kuptimplote na frymzojne e na ngjallin shprese per te punuar,studjuar,jetuar ne kete bote te trazuar dhe shqiperi te shkaterruar nga mendesit ekstremiste politike te pas 90-tes deri 2013.Ju urojme shendet e jete te gjate,mendje te kthjellt e dore te arte o poet i madh i kohes sone..!