Gjykata lë në burg Baki Çokun

Dita

Gjykata e Lushnjës ka vendosur që të lërë në burg 40-vjeçarin Baki Coku i akuzuar për terrorizëm. Sipas Prokurorit të çështjes Artan Hazbiu, 40 vjeçari Coku do të hetohet edhe në Shqipëri për  veprën penale krijim të organizatës kriminale, e njëjta vepër penale e ngritur edhe nga shteti italian. Gjatë seancës Çoku nuk ka folur, por pas përfundimit të saj ka biseduar me të vëllanë në prani të policëve që e shoqëronin.

Bledar Çoku vëllai i dytë i Bakiut i shoqëruar edhe ky në polici dy ditë më parë, thotë se shkak për arrestimin janë disa fotografi që Bakiu ka bërë në fejesën e nipit të tij me shtetasen italiane Maria Xhulia Serxho e konvertuar në Fatima.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *