Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Faleminderit, Bedri Islamit. Një shkrim prekës, real ai i tri skicave, që më ktheu në fëmijërinë time. Mu mbushën sytë me lot, shumë kujtime të bukura më zgjove Z. Bedri… Kënga labe është e mrekullueshme….ta bën mishin kokërr kur e dëgjon dhe aq më tepër kur e ndjen. E kam dëgjuar për herë të parë kur isha në kampin e pionerëve në Vlorë 12-vjeçe. Mbasditeve organizoheshin koncerte dhe jam mahnitur nga kombinimi i zërave. I dëgjoj me dëshirë kur më vjen rasti t’i dëgjoj dhe nuk mërzitem. Sa bukur i këndojnë vdekjes, trimërisë, bukurisë së femrës, akoma dhe hajdutllëku “u ka lezet” labërve….Ngazëllohem kur sjell ndërmend gjithë folklorin e vendit tonë, muzikën popullore të çdo krahine. Sa vend i vogël dhe sa shumë folklore.
