Piloti Lewis Hamilton regjistroi kohën më të mirë në provat zyrtare në Silverstone.
Duke lënë pas edhe shokun e skuadrës Nico Rosberg, që në garën e fundit doli fitues, ai do të niset i pari në garën e së dielës.
Vetë Rosberg është renditur i dyti, ndërkohë që mes pretendentëve të tjerë spikat Raikkonen, që ka lënë pas Vettel.
