Na falni! Turpi është i yni

redaktor

Ndihem i pikëlluar shumë për vdekjen e turistëve çek. Sonte duhet të ndihemi të humbur e të dështuar përballë asaj çka ne s’po arrijmë të mbjellim dot; Siguri dhe Shpresë. Derisa Ne vrasim njëri-tjetrin, nuk e kemi “për gale” të vrasim dhe një të huaj, qoftë edhe për një dollar më shumë. Bashkë me ju ne kemi vrarë sigurinë tonë dhe shpresën që një ditë ky vend do të bëhet. Në Shqipëri gjithçka është e shtrenjtë, me përjashtim të jetës.! Të gjithë kemi faj për vdekjen e Michal Svatos, Anna Kosinova.

Na fal Michal dhe Anna! që nuk ditëm t’ju mbronim,që nuk ditëm t’ju prisnim si miq, apo që në fletë palosjet që shpërndajmë nëpër botë për të reklamuar bukuritë natyrore që Perëndia na ka falur, nuk kemi shkruar; Kujdes! Mund dhe të rrezikosh kokën.

Nuk ditëm të ta themi, sepse jemi të zënë më cicmicet tona, me inatet dhe interesat tona, ndaj Na Falni! Ne ju vramë mbrëmë të dyve. Na falni! Sepse Ne dështuam t’ju siguronim pushimet tuaja, dështuam në mbajtjen e besës që Ju ja dhatë pa e negociuar me vrasësin tuaj, e morët në makinë. Ju kishit dëgjuar që shqiptarët janë të besës, por tashmë BESA është thyer! Dështuam në çdo mënyrë të mundshme, dhe nuk arritëm të paktën të mbrojmë jetët tuaja dhe ndernin tonë. Dështuam o engjëj në çdo pikëpamje, shpresoj që kombi Juaj, Zoti, ju, gjaku e toka nuk do të na mallkojnë, siç na kanë mallkuar në të kaluarën, por ne e përsëritëm historinë edhe kësaj radhe në formën më makabre dhe turpëruese.

Na falni, apo na ndihmoni duke e mallkuar vrasësin e mjerë që si parazitë, pa moral e pa nderë, guxoi të ndyjë besën, traditën, fjalën, mikpritjen tonë.

“Ne më tepër plakemi dhe më tepër na hyjnë dyshime nëse do të qytetërohemi ndonjë ditë”…?

Share This Article
9 Comments
  • – Jane armet e kriminelit Sali Bisha qe marrin jete …..

    -VERIORET vazhdojne te destabilizojne dhe turrperojne SHQIPERINE ….

    -Historikisht VERIORET jane e “keqia” me e madhe e SHQIPERISE ….

    -Historikisht VERIORET kurre nuk kane punuar per te miren e SHQIPERI ….

    • Ke te drejte! Mire do ishte qe verioret te formonin republike me vehte … pjesa tjeter republike gjithashtu .. dhe te kemi nje konfederate formale shqiptare! Me veriun nuk jetohet i lidhur ngusht!

  • Po prit o ti qe shkruan te dalin detajet zyrtare te hetimit pastaj shko kerko falje personalisht jo ne emrin tim. Palle. Ja vute emrin me vrap ,i identifikuat ju qe ishin shqiptare vrasesit. Ka qene bashkekombas te tyre o rrote kari qe i ka vrare nga brenda makines . Ka siguruar armen te ne. Fakti qe nuk u kane grabitur as sendin me te vogel flet vete dhe sa per dijeni, nuk del njeri te te vrase kot pa asnje lloj interesi .Thirri mendjes ti dhe gjithe shqiptaret e irrituar si hajdar i ferkuar se jua kane lene dobicin ne dere.

  • Eshte kusht i nevojshem dhe ,i domosdoshem kthimi i denimit kapital ne kete vend qe po e kthejne ne qelbesirat,ne qelbesire.

  • Eshte nje krime i ppafalshem dhe i pa justifikushem ,kriminelat duhet te marrin nje denim ekzemplare ,por kjo nuk justifikon ca medioker qe thone se verioret jane e keqja e Shqiperise .Nuk dua te kujtoj njollen me te erret te ketije Kombi qe ka marra nga nje jo veriore si E.Hoxha,pastaj kryngritjen fshatare te udhehequr nga “intelektuali “”Haxhi Qamili,pa harruar krimet makabre te Ali Pashe Tepelenes qe i ka prer koken dhe femijes se tije vetem se kishte lindur vajze.Prandaj te nderuar medioker flisni per individet e perfshire ne keto krime ,dhe mos fyeni veriun ,qe me plot te metat e veta qe ka ka meritat dhe vlerat te cilat i gjeni tek “Lahuta e Malcise”e te madhit Gjergje Fishta.

  • Dy te huaj ne Prekall,nuk kane kaluar pa vemendjen e banoreve.eta pergjojne si ujku pas shkurres.Coni ca “turiste” ne pijetoren e fshatit,qe paguajne edhe borxhet e prapambetura.

  • E mbeshtes plotesisht letershkruesin dhe uroj qe autoret e ketij krimi te mos jete edhe antare apo simpatizante te PD.

  • Hahahahahahahahahahahahahahahhahhahahahahahahahaahhahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahha

    Paska ardh dhe kjo dite? Heu bre, cpo na shofin syte, handikapatin personal te Ilir Metes qe na flet si minister i jashtem. Mili vogel, mbaji valixhen Lirit se kete pune e qan, mos u shfaq shum ne media, sepse vetem duke ndejt ne hije pas topeve te Metes ke mundesi ta fshehesh para publikut se sa palle je.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *