Leo Mesi, 600 mijë euro spitalit në Rosario

anazapta

Lionel Mesi i ka dhuruar 600 mijë euro spitalit të fëmijëve në qytetin e tij të lindjes, Rosario. Me këto pará është menduar të rindërtohet departamenti onkologjik në spitalin “Victor J. Vilela”. Sipërfaqja e përgjithshme e sallës që do të rindërtohet është 455 metra katror, ndërsa periudha e rinovimit është një vit. Një pjesë e fondeve do të shfrytëzohet edhe për udhëtimet e mjekëve, të cilët do të trajnohen në Barcelonë.

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *