Letër e nënshkruar
Eqerem Kajo, Shkodër
I nderuar z.kryeredaktor i gazetës Dita.
Jemi nje grup pensjonistesh simpatizante te PS në Shkodër te indinjuar për humbjen e së majtës në këtë qark. Mendojme se humbja ka ardhur per arsye subjective. Strukturat e PS në Shkoder ka vite qe nuk fuksionojnë. Dihet se zgjedhjet (qofshin lokale apo të përgjithshme) drejtohen e menazhohen nga shtabet e Partive.
Në Shkoder figurat kryesore te PS nuk njihen nuk tregohen aktiv nuk dine te organizojne punen me bazen. Ata duhet te shkonin lagje me lagje, rrugice me rrugice fshat më fshat shtepi me shtepi. Deputetet e PS Afizi e Kopliku gezojne simpatine e qytetarëve por ata duhet t’u kerkonin llogari shtabeve te PS.
Nuk mjafton që vetëm shoqerojnë Ramen apo drejtues te tjere te PS. Figura e Keti Bazhdarit ishte një gjetje e përshtatshme per te drejtuar bashkine e Shkodrës. Ajo beri shume takime dhe objektivat e saj ishin te pranueshme.
Por mungonte besimi te drejtuesit e PS te cilet nuk ia vunë kundershtarin në dukje të metat e dobësitë. Duhet t’ia thoshin ato hapur sy më sy. Keti nuk e meritonte këtë humbje.
Thuhet gjithmone se Shkodra është bastjon i PD. Kjo nuk eshte e vertete. Në këto zgjedhje kerkohej ndryshim sepse “e djathta” nuk ka treguar vullnet per te ndryshuar qytetin. 25 vjet ndryshuan vetem pallakat e trotuareve, duke hequr ato te Enver Hoxhes e duke vene ato te dallkaukut S.Berisha.
Ne i sugjerojmë kryesise së PS-së ta analizoje thelle kete humbje, ndryshe elektorati nuk do t’u besoje më drejtuesve te PS-së këtu.
