Vargje të nënshkruara
Kapo Labi
Ditë do ndërrojmë temë
kemi tjetër muhabet
për një brez të ri që rritet
dhe me ta do bëjmë shtet
Janë shpresë e këtij vendi
sot studente e studentë
nesër deputet kuvendi
e ligjvënës për pushtet
Nuk e dimë se kur mësojnë
kur e bëjnë atë shkencë?
Kafenetë plot i shikojmë
si në darkë edhe në drekë
Shkoj çdo ditë nga qendra Glob
afër tij një fakultet
djem e vajza mbushin rrugën
bëjnë shaka e muhabet
Nuk shikon ndonjë me libra
të lexojnë ndonjë gazetë
në një dorë mbajnë cigare
në tjetrën ndonjë byrek.
Tymi si oxhak fabrike
më shumë vajzat se sa djemtë
sikur i ka bërë një nënë
të gjithë kanë një syfet
O të verdhe si limoni
o me tule si dyshek,
hith letra e shkel me këmbë
ndërgjegjja asnjë s’e vret
Shprehja bazë me ‘rop shpie’
që veshi s’e duron dot
me fjalor çobanërie
s’të afron kush në Evropë.
Përshëndetje nga Kapo Labi, Tirane
