Në orën 19:00 mbyllen kutitë e votimit në Greqi në një referendum me rëndësi historike për të ardhmen e vendit ku qytetarët duhet të aprovonin apo jo, masat e kërkuar nga huadhënësit në këmbim të ndihmës ekonomike.
Sipas disa rezultateve paraprake jozyrtare të publikuara nga disa media greke, duket se vota “jo” mbizotëron me një diferencë që mund të quhet e mjaftueshme për vlerësim, por çdo gjë do të bëhet e qartë pas disa oresh kur të kenë mbërritur në zyrat qendrore të Komisionit Zgjedhor të paktën 10% e votave nga gjithë qendrat e vendit.
Sipas mediave greke, 52% e pjesëmarrësve në referendum kanë dhënë përgjigje negative. Pjesa tjetër, rreth 48%, janë shprehur me “Po” për marrëveshjen e propozuar nga KE, BQE dhe FMN.
Procesi i votimit ka qenë i qetë dhe me një pjesëmarrje rreth 65%, përtej kufirit prej 40% që e bën referendumin të vlefshëm.
Karakteristikë e kësaj jave që në dukje duket se ka ndarë grekët në dysh për vendimin e tyre ndaj masave të kreditorëve, ishte qetësia dhe situata nuk ka qenë aspak e polarizuar.
Grekët duket se nuk janë trembur nga frika dhe paralajmërimet se nëse nuk do të pranonin masat, kjo do të ishte një votë kundër Eurozonës.
Përkundrazi deri në orët e fundit, mbi 80% e tyre janë shprehur se duan qëndrimin në Euro.
Kryeministri Aleksis Tsipras ka deklaruar se pavarësisht rezulatatit do të fillojë menjëherë nesër negociatat e reja me kreditorët. Në rast se alternativa “Jo” mbizotëron edhe zyrtarisht pas numërimit të votave, ai thotë se do të ketë një armë të fuqishme në dorë, vullnetin e lirë të një populli që të jetojë i barabartë mes të barabartëve në Europë.
Gjithsesi, përsëri çdo gjë do të varet nga qëndrimi i liderëve të BE-së të cilët orët e fundit pavarësisht se nuk kanë qenë dakord me referendumin e zhvilluar, janë shprehur se vendi i Greqisë është në Eurozonë.

Hani bar tani, keq na vjen per emigratet vllezrit tane shqiptar.
Iken keta vajten ne hale–Keta do dalin nga Eurozona dhe pastaj do jene shtet kot fare –Shyqyr zotit , Tani shpetoi Shqiperia
t gjermane!
Postuar më: 05 Korrik 2015 19:29
d’alemaThuhet: ‘Ne paguajmë pensionet e grekëve’. Jo! Ne paguajmë bankat gjermane, dhe këtyre parave grekët nuk iu marrin as erë”. Me këto fjalë përfundonte intervista e Massimo D’Alema për RaiNews24 e cila po bën namin gjatë këtyre orëve në rrjetet sociale, duke mbushur profilet e përdoruesve të Facebook.
Ish-kryeministri i Italisë ishte ftuar nga kanali all-news i Rai-t për të komentuar thirrjen, të cilën e ka nënshkruar ndërmjet personaliteteve të tjera Nobelistët Stiglitz dhe Krugman, për t’i kërkuar autoriteteve europiane më tepër fleksibilitet për borxhin grek dhe për politikat e masave shtrënguese. D’Alema e mbyllte intervistën e tij me një shembull, për të dëshmuar përse një bashkim monetar nuk mund të funksionojë pa një buxhet të përbashkët dhe përse pabarazitë mes vendeve të pasura dhe të varfëra kanë gjasa të shtohen pa një bashkim politik.
“Në Gjermani kostoja e parasë është tepër e ulët”, shpjegoi D’Alema, “kështu që bankat gjermane grumbullojnë para me një kosto thuajse zero. Me ato para blejnë titujt e Greqisë, e cila duke qenë një vend në rrezik paguan përqindje tepër të larta, 15%. Në këtë mënyrë përfitojnë një mal me para”. Me fjalë të tjera, përmes ndryshimit të normës së interesit, “burime të mëdha transferohen nga një vend i varfër, Greqia, te një vend i pasur, Gjermania. Vendi i varfër varfërohet gjithnjë e më shumë, vendi i pasur avantazhohet gjithnjë e më shumë”.
Po cfare flet !Greket kane 50 vjet qe shantazhojne Europen dhe Ameriken,tani kujtojne se Ruset do hapin portat,rublat do derdhen lume ne Greqi.E njohin lindjen keta apo s`e njohin!Kur te behet nje rus si nje grek me vile ne bregdet,me 4 makina ne shtepi,me sherbetore shqiptare,me 16 rroga te majme ne vit,atehere jalla tu jape ndonje kredi Rusia!