Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, arrestuan në flagrancë dy persona sepse do të ndihmonin dy shtetas të tjerë që të kalonin kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme drejtë Greqisë.
Në pranga kanë rënë Feridon Hysi, 35 vjeç, banues në fshatin Vishocicë të Devollit dhe Andrea Zharanjaku, 55 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimet rezulton se Feridon Hysi ka qenë i dënuar më parë me 10 muaj e 15 ditë, për veprën penale të “Mashtrimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprat penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim, dhe “Falsifikim i vulave dhe stampave ose i formularëve”.
