Pas referendumit, Ambasadori shqiptar në Athinë: S’ka kthim emigrantësh, janë të integruar

Dita

Për ambasadorin shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi, rezultati kundër reformave të kreditorëve në referendum ishte i pritshëm dhe një skenar i daljes nga Eurozona është i mundur.

“Ishte diçka që pritej. E reja në përfundim të këtij referendum është se diferenca sap o vjen dhe theksohet në favor të JO, gjë që tregon edhe njëherë mbështetjen e madhe që ka qeveria e Syriza-s nga masat e gjera të popullit grek. Janë disa skenarë ndërmjet të cilave edhe mundësia e daljes nga zona Euro, e cila sipas skenarëve do të ketë një kohë të gjatë dhe me faza”, Dervishi.

Por ambasadori shqiptar ka hedhur poshtë zërat se emigrantët shqiptarë do të kthehen në atdhe, duke theksuar se ata tashmë janë pjesë e integruar në shoqërinë greke.

“Më shumë është një psikozë, pjesë e debatit të përgjithshëm që bëhet në Greqi, të kthehemi apo të mos kthehemi, të ikim apo të rrimë. Por praktikisht ajo pjesë e shqiptarëve që është sot në Greqi është pjesa më e integruar e shoqërisë shqiptare këtu, qoftë me punën që kanë pavarësisht nga kriza ekonomike janë sistemuar. Fëmijët në mënyrë të veçantë i mbajnë të lidhur. Sa i përket kthimit nuk na rezulton që të ketë ndonjë kthim masiv apo tendencë për tu kthyer. Është vetëm një debat i hapur prej vitesh që të rrinë apo mos të rrinë meqenëse Greqia nuk po ecën mirë me ekonominë e saj. Ndërsa kthimi i fëmijëve konçidon dhe me pushimet, kanë mbaruar shkollën dhe me këtë rast i nisin në Shqipëri, por nuk ka lidhje me kthimin përfundimtar apo jo të tyre”, shtoi Dervishi për Ora News.

Ambasadori Dervishi deklaroi gjithashtu se situata në Greqi do të ndikojë në stabilitetin e Ballkanit, por nuk do të ketë impakt negativ tek vendet që aspirojnë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Share This Article
5 Comments
  • Po qe se nuk kthehen ata qe jane pjesa me vitale qe gjithe keto vite kane ushqyer vendin, vendi jone do te vijoje te terhiqet zvarre nga keta politikane te 25 viteve. Vetem ardhja e tyre dhe presioni ne rritje nga populli do ti detyroje politikanet ti therrasin mendjes ose lumi i tyre do ti gerryeje nga kjo toke dhe do te dale nje klase e re si ajo ne greqi me njerez qe ne radhe te pare i duan njerezit dhe jo kulisat e ndryshketirave per te sunduar popujt.

    • Emigrantet tane Greqi votuan 80% pro Edi Rames.
      Emigrantet nga Greqia nuk kane cfare ti mesojne Shqiperise, sepse Greqia eshte nje shtet kot per vete.
      Nje Emigrant nga USA, Gjermania mund te vije te japi ide per te ecur perpara, por ata te Greqise jane te lodhur.

  • 40 VJEÇARET EMIGRANTE DO KTHEHEN POR PER TE MARRE FATET E SHQIPERISE QE ESHTE BERE HALE E 100 PARTIVE EDVINIT LIKE FLORIRIT DHE SALISE DHE MENDER NJE MEDIJA PER TE FSHIRE B… QE KANE 1 MUAJ QE NUK FLASIN PER REFERENDUMIN KUNDER MJERIMIT EDHE TE SHQIPETAREVE SIKUR TE JENE ARMIQ.HAMAM INFORMACION.

  • Greqia ngordhi …..Rrofte Shqiperia !–Hec aty tani Edo, sistemoje Shqiperine

    Edhe atij Minsitrit te jashtem grek kur te vije aty tregoji njecike vendin dhe i thuaj qe ti marri edhe kockat e atyre varrezave te ushtareve te tyre qe kane ne Shqiperi dhe ti cojne andej nga kane ardhur, se aty jane te paftuar ……Ndaj i hiqni se na qelben vendin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *