Referendumi grek duket se ka hapur “Kutinë e Pandorës”
Euroskeptikët kanë arritur një fitore të madhe dje dhe pas referendumit të djeshëm grek, mund të ketë referendum të tilla edhe në vendet e tjera të BE-së.
Të parët që e shprehin këtë, janë euroskeptikët italianë.
Nga Athina, ku ndodhet për të mbështetur qeverinë e Tsipras e popullin grek, lideri i Lëvizjes 5 Yje, Beppe Grillo ka deklaruar se rezultati i këtij referendumi, detyron kancelaren gjermane Merkel e bankierët europianë të reflektojnë shumë.
“E ky është vetëm fillimi.
Tani popullin grek e pret një e ardhme me plot perspektivë.
Kjo është demokracia e vërtetë”, shprehet Grillo.
Grillo deklaroi për mediat greke, se dhe në Itali do të kërkojnë që të jenë qytetarët ata që duhet të vendosin për euron.
Ai tha se shumë shpejt do t’i kërkojnë parlamentit italian të marrin në diskutim propozimin e një ligji mbi iniciativën popullore, të cilën e kanë depozituar pak kohë më parë në dhomën e Senatit.
Sipas tij, fuqia duhet të jetë në duart e popullit e jo të bankave.
“Ne nuk jemi kundër Europës, jemi në favor të sovranitetit të çdo populli për të vendosur mbi monedhën, ekonominë, bujqësinë, financën e vendit dhe e përcaktuar me votën e tyre.
Ky është çelësi i demokracisë së vërtetë dhe të drejtpërdrejtë që ne duam të sjellim në Europë.
Asgjë e tillë nuk është Bashkimi Europian, i cili është në duart e një oligarkie bankash e financash, nga njerëz të emëruar nga qeveritë e pa votën e askujt”, shprehet Grillo
Përsa i përket idesë së një referendumi të ngjashëm në Itali, Beppe Grillo ka informuar se janë mbledhur rreth 50 mijë firma për të bërë një ligj të iniciativës popullore, të cilin Lëvizja 5 Yje e ka depozituar në dhomë e senatit.Më pas ky propozim do të dikutohet në parlamentin italian.
“Ne do t’i kërkojmë italianëve, meqë kur hymë në zonën euro askush nuk kërkoi mendimin e popullit, nëse dëshërojnë të qëndrojnë në Eurozonë”, tha ai.
Për Lëvizjen 5 Yje “Italia duhet të dalë sa më shpejt nga Eurozona dhe se qëndrimi në të është problemi kryesor për vendin.
Për Beppe Grillon të mëdhenjtë e Europës kanë standartizuar mendimin “se është e tmerrshme të dalësh nga euro, është e tmerrshme për ekonominë, për popullin. Por përkundrazi, është e tmerrshme të qëndrosh në këtë situatë e një shëmbull i tillë është Greqia.”

bepe humoristi e provoi një herë se me populizmat e tij dhe ai vetë nuk e di se çdo të bëjë!!
vënd ka boll ku ti fusë,por ë për hë kërkon tua shesë të tjerëve!!ai fitoi një shumicë që as vetë nuk e kishte menduar!pas fitimit nuk ja kishte idenë se si duhej të vepronte në një situatë të tillë!!
sot po kërkohen gjëra të ndryshme,jo të bëjm referendum për ndenjjen në eruopë por me monedhën tonë,jo po po dalim nga europa dhe po mbajmë monedhën e saj!jopo bankierët nuk mund të vendosimn për mënyrën e përdorimit të parasë por duhet të vendosë humoristi ose dikush që asqë ja ka idenë e numrimit të saj!!
por të gjithë këta populistë,llapaqenë, nuk ja kanë idenë si të bëjnë më efektive ato para që marrin nga bashkimi europian!!bepi i shkretë nuk ja ka idenë se si ta shënsosh republikën e tij të grryer nga korrupsioni e krimi i organizuar!!ai nuk ja ka idenë se si të fillojë e ti vërë një fund fuçisë së tij pafund “jug”!”fuçi” që po përhap ndryshkun e saj në të gjithë italinë!ndryshk që po grryen dhe fundin e fuçisë variore!!kjofuçi jugore ndryshe nga greqia,zotërohet nga krimi i organizuar ordiner!!
nëse europianët duan të jenëkonkurent në këtë rruzull toksor!?nuk duhet të humbin kohën me idiotësi të tilla!!kina po ecën me rritme të shpejta!!kur ajo të arrijë maksimumin ne do të jemi akoma si në sistemin feudal!!akoma do të jemi në kohën e principatave!!seicili më kokë të vetë!!
pas 10-15 vjetësh kjo europë 500 milionëshe do të jetë prap e vogël në krahasim me kinën,por të ndarë si lesh e koqe nuk do të kemi vlerë!!
duhet një europë e bashkuar,e fuqishme ekonomikisht dhe jo një europë e ndarë dhe parazite!!
globalizmi nuk të lë vënd për gabime!nuk lë vënd për “solidaritet” të sëmurë!!
sot për sot kina është e intresuar të ketë si një amerikë dhe europë të fortë!!
për të vetmin interes që vetë të forcohet!e do si treg të madh shitjeje,përfitimi maksimal!!
nesër nuk ka për tia pasur nevojën!!nuk ka për ta ndihmuar më!!nuk ka për ta mbështetur më si në 2008ën!!
do të jetë ajo që do të diktojë kushtet!!
bepe grillot dhe qiprasët pasi flasin bukur e bukur i fusin dhe një tym lazarati a dukagjini quajeni si të doni dhe ku të pashë,me të veshura a bythëjashtë!?
këta tipa janë të tillë por nuk mendojnë shumë!
me eufori e euforikë nuk mund të shkohet përpara!!