Shtypi gjermanofon mbi referendumin e Greqisë

redaktor

«Një shumicë e qartë e grekëve e ka mbështetur qeverinë e majtë radikale dhe ka thënë jo. Kjo shumicë nuk dëshiron program kursimi dhe reformash me kërkesa të pakëndshme. Duket se shumica i janë nënshtruar argumentimit të çuditshëm se kushtet për kredi të reja shkelin ‹dinjitetin kombëtar›. Derisa të tjerët në Europë i kanë pranuar ashpërsitë e reformave të domosdoshme, te befasisht shumë grekë patën sukses predikimet e valltarëve të ëndrrave që ngasin motoçikleta dhe të mashtruesve të popullit. Ata duket se besojnë se për gjendjen e tyre pa dyshim të keqe dhe për papunësinë e madhe nuk është fajtor dështimi i politikës greke, por huadhënësit kryeneçë në Bruksel dhe Berlin. (…) Dalja e Greqisë nga eurozona nuk mund të bëhet me detyrim, por është konsekuencë logjike pasi populli tha jo. Trupa e Syrizas duhet të detyrohet që pa ‹dajën e pasur› në Bruksel të kërkojë rrugëdaljet për t’i vënë në harmoni hyrjet dhe daljet në buxhet. (…) Ndihmat për zhvillim rajonal dhe ato humanitare le të kontribuojnë që ky shtet anëtar i BE-së të mos zhytet në kaos. Por Athina tani duhet të ecë rrugës së vet të vështirë – sa më konsekuent, aq më mirë. Europën kjo nuk do ta dëmtojë».
(Neue Zürcher Zeitung)

«A duken kështu fituesit? Për një çast kryeministri grek Aleksis Cipras dhe besnikët e tij mund të triumfojnë. Shumica e zgjedhësve kanë përkrahur fushatën e tyre dhe kanë marrë një vendim që mbase më së miri mund të përshkruhet me fjalët ‹vendim i marrë me bark›. (…) Sidoqoftë, rezultati i referendumit nuk është në interesin afatgjatë të Greqisë. Nëse është në interesin e Ciprasit mbetet të shihet. Qeveria majtiste-djathtiste në Athinë deri më tani nuk ka rënë në sy me propozime konstruktive. Më saktë, ajo i ka ruajtur reflekset e ushtruara në opozitë. Një votë ‹po› do të kishte mundësuar një kthim me fytyrë në istikamet ideologjike. Tani aleanca majtiste Syriza dhe partneri i saj djathtist edhe më tutje duhet të ballafaqohen me realitetin e pakëndshëm politik. Kjo do të jetë e vështirë, për të gjithë akterët.

Partnerët e Greqisë në BE qëmoti i kanë humbur të gjitha iluzionet mbi qeverinë greke. Për zgjidhje të qëndrueshme është e domosdoshme së paku një grimë besim. Askush nuk mund t’ua zë për të madhe qeverive të eurozonës që nuk e kanë më këtë besim. Pikërisht për këtë do të shihet se votuesit nuk e kanë forcuar pozicionin negociues të vendit të tyre. Grekët duhet të pajtohen se në të ardhmen e afërt asgjë nuk do të bëhet më mirë. (…) Aleksis Cipras dhe qeveria e tij u kanë premtuar zgjedhësve të pamundurën. (…) Njerëzit në Greqi vërtet kanë merituar diçka më të mirë».
(Frankfurter Allgemeine Zeitung)

«Nuk mund të bësh gjë, vullneti i grekut është perandoria e tij hyjnore. Tani çështja është se si do të reagojnë eurozona dhe Banka Qendrore Europiane. Ndihmat e ndryshme do të vazhdojnë për një kohë edhe pa program zyrtar për shpëtimin e Greqisë, kjo është e qartë. Edhe tërheqja e kapitalit nga Greqia është financuar me kredi ndihmëse përtej programeve tradicionale. Por dikur gjithçka duhet të marrë fund: ose grekët tani ndërmarrin në vendin e tyre hapa strukturorë që na bëjnë të supozojmë se në aspektin afatmesëm mund të qëndrojnë sërish në këmbët e veta. Ose eurozona duhet të shikojë se si mundësisht shpejt dhe duke minimizuar dëmin të dalë nga kjo situatë».

(Die Presse)

«…edhe partnerët europianë të Greqisë kishin në fillim shpresa se (kryeministri) Cipras si politikan i ri së paku do t’i jepte fund klientelizmit kronik apo korrupsionit dhe, për shembull, seriozisht do të mblidhte taksat. Asgjë nga kjo s’ndodhi që nga ndërrimi i pushtetit në janar. Kryeministri i majtë radikal është një demagog me këmishë të hapur. Ai më me dëshirë poleizonte kundër partnerëve europianë, paratë e të cilëve atij i duhen urgjentisht. (…) Për disa në Athinë kompromisi duket se është fjalë fyese. Greqia dëshiron të qëndrojë në klub, por pa i marrë parasysh rregullat. Edhe vendet dukshëm më të varfra baltike, sllovakët ose sllovenët, sipas grekëve, duhet të heqin dorë nga miliardat e tyre, të cilat ua kanë dhënë grekëve hua. Dhe qeveria në Athinë dëshiron edhe më shumë para dhe solidaritet, por nuk pranon obligime. Greqisë paratë nuk i kanë munguar asnjëherë. Që para krizës atje janë zhdukur shuma të mëdha nga arkat e BE-së për përkrahjen e zhvillimit».

(Tages Anzeiger)

 

Dialogplus

Share This Article
2 Comments
  • asnjë fjalë,koment për këto shkrime të shtypit gjeramnofon??
    e çuditëshme?
    jo aspak!vështirë se mund të kuptohet se ME PUNË SHKOHET PE¨RPARA!?
    kemi dhe variantin e llotarisë ose lojërave të fatit!!ka njerëz që janë bër milioner me ato lojëra!?
    sa të duash,por aspak po ti krahasojmë me ata që kanë humbur!!
    nxiren shumë variante për të arsyetuar dembelizmin!!jo “punë për të jetuar”,jo “solidaritet”,jo “humanizëm” e sa më shumë të kesh aq më shumë shton!
    por askush nga partizanët e dembelizmit nuk heq dorë nga mënyra e rehatshme dhe shpesh lluksoze,në bazë të punës që ka bërë,e jetës!!
    unë sdua të punoj por ti mos më prek mirqënjen!përse e paguajnë të tjerët ndihmën sociale??thjesht për ta shfrytëzuar “unë”ätaqë paguajnë ndihmën sociale nuk mund ta përdorin!thjeshtë sepse nukkanë kohë të mos punojnë!!ne dembelat jemi për këtë!!
    greqia nuk pati një fatkeqsi natyrore!ajo pati një vjedhje të organizuar!ajo i hoqi siguresën bombës me sahat!por pa ditur kohën se sa dotë zgjste koha para se të plaste!!
    greqia duhet të bëhet shëmbull për tërë europën,BE ose eurozonë!!
    nuk mund të shkohet përpara pa qënë rentabël,nuk mund të shkohet para,nuk mund të kesh nesër një europë që një pjesë të punojë dhe tjetra të jetojë!!
    rregullat u vendosën në fillim të bashkimit,ato duhet të respektohen!!mosrespektimi dhuet të ndëshkohet,duhet të mbajë në kurriz dhe pasojat!!solidariteti është për fatkeqsitë dhe jo SOLIDARITET NË KRIM!!
    me të vërtetë që populli është ai që e ha!!merr minimumin e fitimit dhe paguan maksimumin e borxhit,por populli është ai që duhet të dijë të zgjedhë!populli është ai që rri indiferent 99 herë dhe kujtohet herën e fundit!!popullit i duhet të mendojë para se të votojë!kur të votojë të mos votojë me partizanllëk,mos të japë votën për një thes mjell,të mos pranojë një gjë që nuk i takon!ta rrëzojë atë që ka zgjedhur nëse ai nuk është trasparent,nuk vepron në dobi të shtetit!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *