Donald Lu: Në gjyqësorin shqiptar, raste shokuese

redaktor

Ambasadori amerikan ka zgjedhur Durrësin për të folur mbi sistemin e drejtësisë në Shqipëri, në të cilin sipas tij janë verifikuar raste shokuese.

Ka raste shokuese në sistemin e drejtësisë. Të gjithë përballen me rastet e korrupsionit”, ka thënë Lu.

Ai ka vënë në dukje se në vitet e fundit 3 gjyqtarë janë dënuar për korrupsion, por asnjë prokuror.

Duhet një pjesëmarrje e gjerë e publikut për konsultimet për reformën në drejtësi”, ka sugjeruar më tej ambasadori.

Share This Article
11 Comments
  • Qeveria nuk duhet te humbase me kohe,por te filloje nje ore e me pare,reformen ne drejtesi.Duhet te shkaterroje plotesisht,bandat e prokuroreve te korruptuar,te cilet i mbyllin dosjet ne menyre korruptive,duke ju marre lek,te akuzuarve,per ti futur ne ato nene,qe te denohen sa me pak.pjesen tjeter e ben gjykata,duke ju marre edhe ajo lek ,per llogari te saj dhe kriminelet marrin denime qesharake,sic ishte rrasti i atij vrasesit te ciftit cek,qe humben jeten ne lule te rinise,pale turpi qe u prene ne bese dhe demi i pa llogaritshem qe i sollen turizmit shqiptar,vendit dhe popullit tone,ai krim aq i shemtuar.

  • KINEZI LU.KETE HALE KA 25 VJET QE E KANE INAGURUAR PARAARDHESIT E TU DHE ‘BURRAT E SHTETIT’ MJAFT NA ÇAVE MENDEREN KUR KRYEKRRIMINELI SALI NERONI ME BEKIMIN TUAJ VAZHDON DREJTON PARAMENTIN E LIKE FLORIRIT.

  • Ke te drejte LU

    Edhe pse kurre nuk do te arrestohet asnje peshkaqen I kupoles kriminale te PD,duket qe Ridvan Bode eshte zgjedhur vetem te kercenohet pak dhe mund te vazhdoje teatrin si me Adrian Fullanin I cili tashme ka marre dhe shperblimet per leket e burgut.

    Kush eshte aresyeja.
    Nuk ka vend ne glob bile as ne republika t e humbura te paqsorit qe “miqte” te vjedhin hapur fare miliarda dollare ne ate 2 vende shqipfolese me te varferat e Europes.
    Besoj LU E DI TI SE para 7-8 vjetesh qe ambasadoraja amerikane M.R shkonte te ministri transportit Lul Fazllic Basha disa here naten ne shtepine e tij deri sa “I mori firmen” per miratimin e Rruges Kombit…
    Ja cfare shkruajne gazetat me fakte dhe prokuroria duhet qe neser duhet te marre te pandehur Lul Bashen..
    Qe ketu paralamenti dhe ambasada ameriakane duhet te mbeshtese kriminalizimn nqs se nuke ka farse.
    Do dokumente Adriatik Lalla Edi Rama dhe zoti Donald Lu ti mbeshtese..
    Bujrum ja i keni faktet se boll mashtruat ate popull

    ######################
    Bechtel: Dell – Frank Wisner-Lul Basha US Mafia: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –
    #####################

    Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara. Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.

    Tenderi i shpejtë
    Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme. Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro. A mbasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri. Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode. Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës i ishte dhënë në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell. Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës. Zëdhënësja e “Bechtel”-it fuqimisht mohoi ndonjë sjellje të pahijshme dhe insistoi se Dell ka respektuar rregullat e Departamentit të Shtetit të ShBA-së menjëherë pas afrimit të kompanisë ndaj tij me një ofertë potenciale për punë, pasi që ai përgatitej të largohej nga Kosova, duke përfshirë çdo tërheqje të tij nga çdo çështje që lidhej me kompaninë. Por një diplomat i lartë, Andrea Capussela, i caktuar për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës bëri thirrje Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar përkrahjen e Dellit për skemën, duke marrë parasysh punën e re të ish-ambasadorit.
    Nuk ka asnjë sugjerim që Dell nuk ka përfillur me rregullat e ShBA-së. Gjersa ekziston periudha prej një viti para se ish-ambasadorët mund të lobojnë në emër të qeverisë së ShBAsë në emër të një kompanie private, atyre nuk u ndalohet që të marrin një punë në sektorin privat ku ata ndihmuan për të siguruar një kontratë. Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu, pasi qeveria dështoi për të marrë parasysh këshilltarin e saj ligjor për të caktuar një çmim fiks për autostradën. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra. Bechtel-Enka ka pranuar më shumë nga kuleta publike kosovare në vitet 2011, 2012 dhe 2013 se çdo ministri tjetër. Në të njëjtën kohë projektet e tjera infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave mbetën për më vonë. BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për “shpërdorim detyre” në lidhje me kontratën. Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”. Shifrat ishin përpiluar nga dy auditorë të shtetit të cilët nxorën një raport me 158 faqe deri më tani të papublikuar, duke detajuar problemet me kontratën e autostradës. T ë gjeturat formuan bazën e rastit për hetim kundër Bashës dhe dy këshilltarëve të tij, Andi Tomës dhe Armand Telitit.

    ‘Asnjë kufi të çmimit, asnjë plan’
    Ekipi i prokurorisë gjithashtu theksoi se kontrata ishte nënshkruar pa marrëveshje të kufizuara të çmimit ose të planit të detajuar të ndërtimit, duke lejuar që çmimi të rritet pandalshëm e jashtë kontrollit. Prokurorët po ashtu kritikojnë emërimin e kompanisë holandeze të konsultimit “Ecorys” që ka pasur për detyrë përzgjedhjen e ofertës fituese, duke thënë se është e “paligjshme” sepse aprovimi i kompanisë ishte lajmëruar para se Këshilli i Ministrave të aprovonte atë vendim. Procesi i shpejtë i tenderimit në të cilin katër kompanitë në listën e shkurtër ishin vlerësuar për aftësinë e tyre që të kryejnë punën, pa pasur nevojë të japin çmimin ishte përshkruar nga hetuesit e prokurorisë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Pohimet se kontrata e dhënë Bechtel-Enka-s përkundër mungesës së një plani të pajtuar të ndërtimit ose kufizimit të çmimit po ashtu janë bërë nga Niko Naska, i vetmi anëtar shqiptar në komisionin vlerësues të përbërë nga pesë persona, konfirmoi ai në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.
    “Pyetja ime e parë ishte: A ka ndonjë plan të projektit, a e ka shikuar dikush këtë me kujdes? Por nuk kishte asnjë plan. Si mund të ndërtoni diçka pa një plan ndërtimi, e posaçërisht për një projekt të tillë të madh të infrastrukturës, e cila shkon prej 400 milionë në gati një miliard euro?”, shprehu dilemat Naska. “Si mundem unë, një inxhinier me vite përvojë që ka ndërtuar termocentrale dhe porte, të qëndroj në një nivel të tillë dhe të pranoj të jem pjesë e atij tenderi?”, shtoi ai. Naska i tha BIRN-it se i ishte kërkuar që të marrë pjesë në vlerësim, me njoftimin brenda një dite, përkundër që nuk ishte në gjendje të përcillte procedurat e mbajtura në anglisht. Ai u largua pas një dite.
    Ata, “qeveria”, më thirrën një natë më herët duke më thënë se unë isha zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha i cili kishte thënë shumë gjëra të mira për mua… por unë nuk dija asgjë për tenderin dhe si mund të isha pjesë e tij?”, tha ai. Ai po ashtu tha se nuk kishte qasje në ndonjë dokument të tenderit të shkruar në gjuhën shqipe. Në fund, katër anëtarët e mbetur të komisionit vlerësues zgjodhën Bechtel-Enka-n dhe filluan negociatat për një çmim të synuar. Ish-ministri i transportit Lulzim Basha thoshte atë kohë se Bechtel-Enka ishte zgjedhur në mënyrë transparente dhe metoda e shpejtë ishte e nevojshme, pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milionë euro – 60 milionë euro nga rritja ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura. Shikoni..jo vetem idiot ,jo vetem “kaubojs por dhe kriminel.

    Prandaj e bene “cope-cope” Enver Hoxhen duke e share per 30 vjet me rradhe..dhe sa me teper e mallkojne qa me te larta dhe ne progression gjeometrik jane super vjedhjet..Turp e neveri per te gjithe ato subjekte qe po merren me mender dekriminalizimin dhe krykriminelat Bash Berisha dhe nja dy xhambasdore jo vetem kane vjedjur milijarda por po tallin bythen me ate popull hapur fare..

    ZOTI LU

    DUKE DALE KAQ SHPESH NE TV PER PROBLEME TEPER BANALE,,,,,DHE DUKE TOLERUAR KRIMINELIN BERISHE QE KOLEGU JUAJ I BEOGRADIT E PRURI NE 1992 TE GARANTOJ SE JE NJE NGA ARKITEKTET E RINGRITJES SE PROFETIT ENVER HOXHA…

  • Derisa Sali Ram Ramiz Berisha eshte jashte hekurave, nuk ka me pas reforme ne drejtesi. Ate drejtesi qe ai e ka rregullu me doren e vet, ska me e denu Saline ore Zoti Ambasador. Duhet Amerika te veproje sa me shpejt per perbindeshin me te tmerrshem qe ka pare historia e Shqiperise. Mori shume jete njerezish te pafajshem gjithe kohes se uzurpimit. Nje Neukriminielofashisthajdutoserbostalinist me i keq i kohrave.

  • O Zoti ambasador– kerkesa Juaj eshte shume e drejte ..drejtesia..
    Zoti ambasador e ke kapur demin prej brireve…Nuk eshte kjo rruga qe ju kerkoni te ralizoni ne kete proces .
    Ky proces fillon me largimin e drejtuesit te ketij sistemi te ketij pushteti kriminal ne Shqiperi ..ky eshte drejtuesi me i korruptuari Bujar Mehemeti..Jari..Keto qe thoni Ju jane te drejta por une nuk kam nevoje per leksione..vepron dot ne praktik..zoti ambasador ..jo.jo ..Ne se kerkon realisht zbatimin e ketij programi..hiq Bujar Nishanin dhe coni para drejtesise Sali Ram Berishen dhe 80% e reformes ne drejtesi ka mbaruar…
    1. Largimin e Bujar Mehemetit nga drejtimi i drejtesise ne Shqiperi
    2. Dergimi para drejtesise per kryerjen e veprimeve kriminale te Sali Ram Berishes.

    Besoj se ti i ke te evidentuara rreth 38 vepra penale qe rendojne mbi Sali Berishen..
    Kjo do te jete drejtesia me e ndershme…..Po harrite kete je i nderuar nga une dhe besoj do te rrespektojne edhe te tjeret..

  • Gjyqesorin shqipetar e mban peng politika, por ai qe eshte kreu i kesaj maskarade e ka emrin Like Floriri. Gjykatat duhet te gjykojne edhe njehere hajduterite e ketij zoterije, ta fusin prapa hekurave, pastaj t’i marin me rradhe te tjeret, nga i pari deri tek i fundit.

  • DEklarate ne vendin e gabuar. Ne i nstitucionin e arsimit te larte me te korruptuar ne Shqiperi. Institucion qe mban ne krye nje rektor te caktuar nga Berisha dhe Nora Malaj, me rekorde kriminale, korruptive dhe imorale. Rektor qe ka shkaterruar universitetin dhe eshte kampion per shperdorimi ne fondeve publike, korrupsionit te faktuar, sjelljen prej skllavopronari te pakulture. Ky eshte Mutat Mema, per bemat e te cilit publiku eshte i njohur nga media e shkruar dhe elektronike

  • ZOT AMasador ne rradhe te pare sqaroni se si kunder deshires sepopullit emorri SALIU pushtetin vetem me perkrahjen tuaj dhe intervistat endryshme te zerit te amerikes dhe ekraneve te tv shqipetare jeni juve qe penguat ndeshkimin etij dhe ringjalljen e tij me teorin ese eshte permirsuar por e verta qe pa mos ndeshkimit a largoj ngapartia eduart Selamin si nje person qemund ta modernizonte PD dheperkrahja ejuaj(JO JUVE PERSONALISHT)beri qe ky te organizoj thyerjen e emargos ndaj SERBISE vrasjen e azem trbickes ooldashit dhe me kercenmet me jete teshume deputeteve moskini frik dhepengoni se po te aarestohetai do te behet nami nddihmmoni perheqjen e kesaj te keq me denoncimet e te dhenave tuaj dhe kufizimin e prirjeve diktorialete edit oseprisni pensionin si sektator dhe jo si albiter

  • Zoti Lu , ju personalisht e dini fare mire, ashtu si cdo
    shqiptar,i madh e i vogel,te rinj e pleq,burra e gra e dine
    fare mire kush eshte e keqja e MADHE e Shqiperise dhe
    mbrohet pikerisht nga se gjoja “luftoi e lufton komunizmin” ,kjo genjeshter e mashtrim kozmik sepse
    komunizmi eshte varrosur ka 25 vjet, eshte Sali Vicidoli.
    Duke e mbrojtur ju kete vrases,hajn e kryekriminel i
    Shqiperise se sotme nuk ngjallni simpati ne popull por
    vetem te nje grup fanatkesh saliste por jo nga vete Saliu
    sepse Ai nuk ngopet vetem me nje vleresim por Ai do qe
    Ju te beni motamo ato qe thote e do Ai ,bile levdata me
    shume nga cdo Ai. Si bajraktar ai kerkon t’i thurni ditirambe e hosana.!!! Populli shqiptar kerkon ne radhe
    te pare denimin e tij. Me kete akt eshte realizuar ne Shqiperi 85 perqind e drejtesise qe kerkon ky popull .
    Ne se jo ,ne se nuk kryehet ky akt cdo gje tjeter qe flitet
    per drejtesine eshte genjeshter qe hipokqrizi!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *