Messi refuzoi çmimin “Lojtari më i mirë” i Kupës së Amerikës (VIDEO)

anazapta

Lionel Messi refuzon të marrë çmimin “Lojtari më i mirë” i Kupës së Amerikës. Pas finales së humbur ndaj Kilit në goditjet e 11-metërshave, sulmuesi i Argjentinës nuk ka pranuar ta marrë këtë çmim individual, duke i detyruar organizatorët që ta zhduknin këtë kupë nga skena e ngritur për fituesit.

Gjithcka është zbulur nga mediat argjentinase, që shkruajnë se pak minuta pas përfundimit të finales, ndërsa Messi po ecte i zhgënjyer në fushën e blertë, iu komunikua se ishte shpallur lojtari më i mirë i turneut. Por reagimi i tij i ka lënë të çuditur organiztarorët, që nuk kishin planifikuar një plan B. 4 herë fituesi i Topit të Artë ua kishte bërë të qartë se nuk do të ngjitej në skenë për ta tërhequr këtë çmim.

Në këto kushte Kupa e Amerikës në edicionin e fundit nuk dha një çmim të rëndësishëm, sepse Lionel Messi mendon se nuk e meriton përderisa nuk arriti ta shpallte Argjentinën kampione të turneut, shkruan “SuperSport”.

Messi ka përjetuar një situatë të ngjashme edhe në fundit të Botërorit Brazil 2014, teksa pa shumë dëshirë u detyrua të tërhiqte çmimin e lojtarit më të mirë të Botërorit pas disfatës në finale me Gjermaninë.

https://www.youtube.com/watch?v=4TCZ1JBSblE

Share This Article
2 Comments
  • Messi eshte nje lojtar i shkelqyer … Dhe duhet te pranoj cdo cmime … Por nese ka dicka te fshehte neper ndeshjet e FIFA-s atehere ne e kuptojme … Shpresojme qe Messi te pranoj keto medalje nderi … Ka shume lojtare qe enderrojne te arrijne majat dhe hic gje spo fitojne , por humbasin ne vite … Humbje a Fitore gjithcka pranohet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *