Makina përplaset me motorin, dy të plagosur

anazapta

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Ngjarja ndodhi në Yzberisht, ku si pasojë e përplasjes së një makine me një motor mbetën të plagosur dy persona, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur. Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave të para, shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i motorit, në të cilin ndodheshin dhe dy personat e aksidentuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *