Telefonatë mes Cipras dhe Angela Merkelit

redaktor

Kreu i qeverisë greke, Aleksis Cipras dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një bashkëbisedimi telefonik, kanë rënë dakord mbi faktin që Cipras t’i paraqesë disa propozime të qeverisë greke Eurogrupit në takimin e nesërm të Bashkimit Europian që do të mbahet në Bruksel për krizën greke.

Më herët, kryeministri grek Aleksis Cipras, ka telefonuar presidentin rus Vladimir Putin.

Lajmi bëhet i ditur nga Kremlini, duke shpjeguar se në qendër të bisedës telefonike, kanë qenë rezultatet e referendumit. Putin, kanë referuar të njëjtat burime, “ka shprehur mbështetjen për popullin grek deri sa të kalojë vështirësitë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *