“Vetëm 5 ekipe brenda parametrave në Serinë A”

Dita

Carlo Tavecchio kundër të gjithëve. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit replikon ashpër dhe ironizon ndaj atyre që e kritikojnë duke e quajtur të papërshtatshëm. Panoramën e gjendjes shëndetësore të futbollit italian e bën Gazzeta dello Sport dhe rezultatet sipas saj janë vërtet të rënda. Këtë e konfirmon Tavechio që vendos vulën duke drejtuar gishtin kundrejt atyre që i konsideron si pacientë pozitivë por me shpresë për tu shëruar:

“Nuk është Tavecchio i papërshtatshëm, janë të tjerë të tillë. Gjithsesi po të duan le të vendosin në krye nje 40 vjecar që merr 2 mijë eruo në muaj. Gjithsesi, për të evituar të tjera raste si ai i Parmës nevojiten reforma të menjëhershme, në të kundërt brenda 5 viteve futbolli italian do të dështojë. Brenda parametrave të reja qëndrojnë vetem 5 nga skuadrat e Serisë A.”

Presidenti 71 vjecar i kundërpërgjigjet kështu atyre që kritikojnë mënyrën e drejtimit të tij :

“Prej 11 muajsh Federata funksionon më së miri. Nuk ka probleme ekonomike dhe brenda këtij harku kohor ka marrë një sërë vendimesh që janë aprovuar edhe nga qeveria. Gjatë katër viteve të ardhshme në manyre progresive do të integrohen norma të reja për të evituar raste të tjerë si ai i Parmës.

Nëse rregullat e reja do të ishin vënë në zbatim që tani, në kampionatin italian do të ishin regjistruar vetëm 5 skudra. Kemi bërë një pasqyrë të bilanceve dhe dimë që kemi skuadra në vështirësi edhe skudra të mëdha. I kemi paralajmëruar se që nga sezoni i ardhshëm do të nisin të zbatohen parametra të reja dhe nëse nuk i plotësojnë do të dalin jashtë loje. Jam i shqetësuar nga impenjimi dhe sezioziteti që paraqesin disa klube. Është i domosdoshëm hartimi i një dhe zbatimi i një projekti 5 vjecar, në të kundërt vetem në kaq pak vite futbolli italian do të jetë shkatërruar”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *