Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka prezantuar sot prioritetet, sfidat dhe angazhimet e mëtejshme që do të ketë ky institucion nën drejtimin e tij. Në prani edhe të përfaqësuesve të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, donatorëve që kontribuojnë në fushën e çështjeve sociale, deputetë, ministra e përfaqësues të biznesit, Klosi ka renditur në prezantimin e tij 6 prioritete kryesore që përfshijnë çështje si puna, mbrojtja sociale, sigurimet shoqërore, përfshirja sociale, rinia dhe reforma institucionale-territoriale dhe që ka lidhje direkt me përshtatjen e shërbimeve sociale me ndarjen e re territoriale. Duke u ndalur te puna, ai theksoi se ka ardhur koha që zyrat e punës të mos jenë thjesht në rolin pritës, por të kthehen në shërbëtore të atyre që ofrojnë punë. “Ne duhet të jemi shërbëtorë të drejtpërdrejtë të biznesit”, – tha Klosi në fjalën e tij.
Më tej ai ka theksuar se për të realizuar programin qeveritar për punësimin është e domosdoshme që arsimi profesional të marrë mbështetjen e duhur, në mënyrë që ai të ofrojë një mundësi më shumë për çdo të ri që kërkon një zanat dhe një punë të sigurt. “Por objektivi im kryesor në një nga ato çfarë do mund të bëj dhe që do jetë objektivi kryesor i punës sime është: të rikthejmë arsimin profesional nga një sistem ku nxënësit shkojnë me një mundësi më pak, në një sistem ku nxënësit shkojnë për një aftësi më shumë”, – tha Klosi.
Duke u ndalur te një pikë tjetër e prioriteteve të tij, Klosi ka vlerësuar punën e bërë deri më tani duke targetuar mbrojtjen sociale te grupet apo individët që kanë realisht nevojë për të, por ka theksuar se është e nevojshme që sistemi i mbrojtjes sociale duhet të kthehet në një sistem të integrimit në punë të atyre që janë sot në nevojë. “Duhet padyshim që të futemi në një sistem të ri, ajo që është mirë le të vazhdojë, por kthimin e sistemit të mbrojtjes sociale nga një sistem të mbrojtjes ekonomike në një sistem të integrimit nëpërmjet punës”, – tha Klosi.
Një tjetër prioritet i punës së tij si ministër do jetë edhe puna me sigurimet shoqërore, për të cilat tha se reforma e nisur duhet të vijojë më tej për ta shëndoshur sistemin edhe me burime skema dytësore kontributesh. “Rritja e transparencës do të jetë objektivi ynë i madh dhe rritja e kontributeve me skemat dytësore apo kontribute alternative do të jetë një nga prioritetet tona të mëdha, – u shpreh ministri Klosi. Ai gjithashtu tha se për të gjitha këto probleme është hartuar një matricë, e cila përllogarit të gjitha detyrat për çdo sektor dhe drejtori, kohën dhe aktorët me të cilët duhet të bashkëpunohet për zgjidhjen e tyre.

Si pensionist ish ushtarak kuptova se do vazhdosh TALLJEN me ne si ERIONI.Me REFORME ne pensione ju kuptoni vetem SI TE MBUSHNI ARKEN E SHTETIT e jo te SHFUQIZONI LIGJET ANTIKUSHTETUESE.Edhe ju jeni nje KLIKE GJAKPIRESISH si fashisti Sali Berisha.THEFSHI QAFEN O KRIMINELE SOCIO-FASHISTE!
pese prioritetet
– Te mesoj te flas(deri tani fjalet i nxjerr gjysma gjysma)
– Te mos luaj Bixhoz
– Te mos Pi
– Here pas here(nje hee ne muaj te shtyp gruan(ka mungesa te theksuara)
– Te mos bej budallalleqe ne takime zyrtare
KE HARRUAR HARRIXHINJTE
Po per ushtaraket ne pension te parakohshem kur do ti clironi nga roberia e ligjit famekeqe te Sali Berishes,ligji 10142 dhe Akti normativ nr5,qe na uli pensionin 45% dhe na ka nxjere debitor qe te paguajme deri sa te vdesim..Te fala Saliut qe ja ka bindur dhe qe po zbatoni akoma me besnikeri ligjin e tij te poshterimit te ushtarakeve…..!!!!????
Dita, si nuk shkruat asnje rresht per makabritetin qe po pergatitet ne krah te korpusit te universitetit e ne hyrje te parkut tek liqeni!
Ende pa e marre detyren e Kryebashkiakut Veliaj , Edi Rama foli ne emer te tij dhe dha “sihariqin” e shperfytyrimit te sheshit “Nene Tereza”.
Ku jane keta trimat e mbrojtjes se trashegimise kulturore, pse nuk flasin?
http://www.lapsi.al/lajme/2015/07/06/pse-hesht-forumi-i-trashigimis%C3%AB-intelektual%C3%AB-apo-mercenar%C3%AB#.VZt6I0YXf2w
Hahahahahaha o Elio me ke shkri, bixhozin ne asnje rast nuk duhet ta harroj, ndersa sa i perket shtypjes se Nores, ai ka dhe shok te mire shume, si bie fjala Frangaj me kompani, ne kete rast pika e shtypjes bie, qendron vetem bixhozi, ai eshte prioritet mbi prioritetet.