Niki Lauda ironizon Ferrarin: Bëjnë vetëm makarona, jo makina

redaktor

Niki Lauda, Presidenti i Nderit i Mercedesit, ka “thumbuar” Ferrarin në një intervistë për gjermanen ‘Bild’.

Duke komentuar rezultatin e garës që u zhvillua në Silverstone të Britanisë së Madhe, ku ferraristi Vettel u ngjit në podium vetëm falë shiut që ngadalësoi dy pilotët e Williams-it, ish-piloti austriak tha se Botërorin e Formulës 1 nuk e bën të mërzitshëm Mercedesi duke fituar çdo garë, por skuderia italiane që nuk është në nivelin e duhur.

“Nuk dua të dëgjoj më për një Formula 1 të mërzitshme. Në vend që të ankohen, skuadrat e tjera duhet të punojnë më shumë për të bërë makina më të shpejta. Çfarë faji ka Mercedesi nëse Ferrari bën vetëm makarona dhe jo makina të mira”, tha Lauda.

Share This Article
3 Comments
  • Cfare thua ore plak shkerdhate po ti me Ferrarin je kurorezuar kampjon bote,Ferrati+Benci jane 2-mjete te kunderta Benci ka kohe qe bon mjete me motorra hibrid,ndersa Ferrari best-motorra,sa per F1 ferrari ka me shume vite se benci,shyqyr pr juve qe erdhen motorrat hibride qe po shihni fitore …

  • mjafton te shikosh ne cfare gazete e ka dhene komentin, pra “Bild” qe mund te jete ekuivalente e gazetes 55 ne Shqiperi….qe eshte dhe gazeta me e lexuar ne gjermani, kjo eshte pune tjeter. Flet vetem per nivelin intelektual te gjermanit mesatar. Sa per krahasim me Italine. Atje gazeta me e lexuar eshte “la gazzetta dello sport”…mjaft serioze per llojin e informacionit qe trajton. Nesje mbase s’ishte momenti i duhur per te kritikuar kulturen gjermane: Willkommen Frau Merkel!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *