Greqia nesër paraqet propozimin

Dita

Situata financiare në Greqi duket tepër serioze. Qeveria greke nuk duhet të presë një zgjatje të borxhit nga partnerët europianë, nëse nuk ka një propozim të qartë për zgjidhjen e krizës. Edhe nëse samiti i së martës në Bruksel shënon progres në bisedime, nuk ka shpresa për ndihmë financiare të afërt.

Sipas burimeve nga Eurozona, megjithëse propozimi për zgjatjen e borxhit do të prezatohet zyrtarisht të mërkurën, do të duhen javë derisa Greqia të marrë rimbursime. “Këto para nuk mund të meren para datës 20 korrik, kur Greqia t’i ketë paguar Bankës Qendrore Europiane 3.5 miliardë euro.

Çdo marrëveshje për një program nga fondi i përhershëm i ndihmës, Mekanizmi i Stabilitetit Europian, do të ishte afatmesëm dhe me kushte të forta. Dështimi për t’i paguar BQE-së paratë deri më 20 korrik mund të ketë pasoja të forta: Banka mund të reagojë duke i dhënë fund asistencës së likuiditetit emergjent, që u ka ofruar bankave greke”, thotë burimi, shkruan “The Guardian”.

Një zyrtar grek tha për “Reuters” se Athina po bën përparime në propozimet për zgjatjen e programit të ndihmës, krahasuar me atë që paraqiti javën e shkuar. Masat do të mbulojnë reformat ekonomike, investime dhe zgjatjen e borxhit. Këto propozime do të diskutohen sot dhe të mërkurën, në thirrjen telefonike me Eurogrupin. Qëllimi i tyre është të rikthehet financimi në sektorin bankar.

Liderët e eurozonës kanë mbërritur rreth orës 18:00 në samitin emergjent për Greqinë në Bruksel. Para samitit, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, Presidenti francez, Fransua Holond dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker janë mbyllur në zyrë me këshilltarët e tyre.

Share This Article
1 Comment
  • Ne ato maja rripa-rripa, nje here ma hype dy here ta hypa.
    Ule mesin Tsi-pras, se kalon me lehte, merr edhe ndonje lubrifikant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *