Dhuna në jetimore, qytetarë nga Tirana nisen për në Shkodër

redaktor

Dhuna shtazore që edukatoret e jetimores në Shkodër ushtronin te fëmijët kanë sensibilizuar shumë qytetarë për të gjetur një formë për t’u solidarizuar me fëmijët që ishin pre e dhunës.

Shumë persona e kanë shprehur revoltën e tyre në rrjetet sociale.

Një pjesë tjetër janë treguar konkret dhe kanë vendosur të jenë pranë fëmijëve për të ndjerë dhe ata sadopak ngrohtësinë e munguar prindërore.

Neser do nisem per Shkoder. Kush deshiron, vjen me mua. Nuk do harxhoj shume, vetem do mar nje ekip animatoresh dhe do mar disa dhurata tek Jumbo… Pastaj… Pastaj do shkrihem duke u dhene shume dashuri. Do kisha dashur te kisha shume miq me vete, po nga ata qe jane te vertete dhe kane buzeqeshje per te dhene. Perndryshe, shko ne pune dhe vazhdo rutinen tende! Neser mblidhemi tek Jardin De Paris Parfumerie ne oren 8:30”, shkruan Ori Kuçi, nënë dhe një sipërmarrëse në Tiranë. Ajo ka gjetur mjaft përkrahës në Facebook për t’u nisur drejt Shkodrës.

Share This Article
1 Comment
  • BRAVO Ori Kuci,kush eshte nene duhet te reflektoje,kush ka mundesi ekonomike le ti bashkohet nismes se Orit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *