Batutat në Komisionin e Ligjeve / Cani citon Nard Ndokën, Ristani: Je bërë filozof

anazapta

Diskutimet dje për ndryshimin e kontratës së “Rapiscan System” janë shoqëruar me batuta të shumta.

Në fund , komisioni miratoi vetëm me votat e mazhorancës rishikimin e kontratës.

Debati

Arben Ristani: Thatë që keni bërë takime me biznesin, mund të na thoni kur dhe me cilin biznes jeni konsultuar?! Dhe kur do na i sjellin?

Shkëlqim Cani: Po, jemi konsultuar.

Arben Ristani: Nuk është e hijshme që të vish në Parlament dhe të gënjesh Parlamentin.

Shkëlqim Cani: Detyra ime është të sjell konsultimet. Dhe ju me thoni që gënjej. Kjo që bëni ju nuk është pyetje, por konkluzion.

Shkëlqim Cani: Kjo kontratë u bë e mbyllur, nuk merr “Rapiscan”-i mbi 200 milionë euro. Çfarë do të ndodhë në 15 vite, le të rritet numri i deklaratave.

Fatmir Xhafaj: Zoti ministër, mos fol më për kontrata me 100-ra miliona eurosh, se po u bie të fikët deputetëve. Po më shohin të gjithë në sy dhe nuk do të vijnë më në mbledhjet e komisionit këta pastaj, do shkojnë të merren me këto kontratat.

Shkëlqim Cani: 100 deri në 180 milionë euro është kursimi konservator. Nuk e luan topi. Nga kontrata e vjetër me kontratën e re. Ekonomisë shqiptare i janë kursyer 180 milionë euro.

Arben Ristani: Ju thatë që Avokatura e Shtetit është paguar 500 mijë euro. Në dijeninë time, është paguar kompania e Tony Blair-it 500 mijë euro. A mundet që ta rinegocioni këtë kontratë pa i dhënë Blair-it 500 mijë euro. Për t’ju thënë vetëm që nuk fitoni gjë me këtë çështje, por duhet të negocioni.

Fatmir Xhafaj: Sheri, Sheri Blair.

Arben Ristani: Avokatja, gruaja e Tony Blair-it.

Pandeli Majko: E ke shok ti Tony Blair-in?

Arben Ristani: Po ç’rëndësi ka, mor burrë? Rëndësi ka që është paguar e shoqja e Tony Blair-it. Tani, para se ajo të merrte 500 mijë euro për t’ju thënë që mbylleni këtë histori, se nuk ecën më tutje. A nuk do ishte më mirë që të kishit negociuar vetë dhe t’ia kursenit popullit këto 500 mijë euro që harxhuat me gruan e Tony Blairit?

Shkëlqim Cani: Ju e keni të lehtë kur ofendoni, ndërsa unë e kam shumë të vështirë.

Arben Ristani: Të ofendova? Pse, çfarë e ke Tony Blairin ti?

Bashkim Fino: Djalë xhaxhai

(Deputetët qeshin)

Fatmir Xhafaj: Duhet të jeni më të kujdesshëm, Tony Blair është një personalitet.

Arben Ristani: Unë s’e ofendova.

Shkëlqim Cani: Ju keni mësuar me këto lloj debatesh. Me ofenduat, se më thatë që gënjej. Ju jeni të shqetësuar për 500 mijë euro, por duhet thoni faleminderit për 180 milionëshin e eurove që qeveria u kurseu shqiptarëve.

Bashkim Fino: Dua të di kush e ka këtë biznes dhe pse nuk duan këta të opozitës tani që po ikën ky 180 milionë eurosh. Hë, si isha?

Petrit Vasili: Si shoku Enver në OKB ke fol (qesh)

Shkëlqim Cani: Që ishte gabim kjo çështja e kontratës së hapur është e sigurt.

Arben Ristani: Po të jetë ministri juaj i Financave etaloni i të vërtetës, edhe e pranojmë.

Bashkim Fino: Po çojeni dosjen në prokurori, çfarë prisni?

Shkëlqim Cani: E kemi çuar dosjen. Në Prokurori është.

Arben Ristani: Gënjen se nuk ka përgatit asnjë dosje.

Nard Ndoka: Do ketë ndonjë grup armiqësor.

Shkëlqim Cani: Në këtë rast bie dakord me deputetin Nard Ndoka që duhet të jetë veprimtari armiqësore e deputetëve që e mbrojnë kontratën, kur ne i zbritëm 180 milionë euro nga qeveria.

Arben Ristani: Po tamam, Shkëlqim Cani filozof.

deputetët qeshin)

Fatmir Xhafaj: Zoti Halimi, keni fjalën!

Eduard Halimi: Atë e di unë.

Fatmir Xhafaj: Po, pse kot jam unë këtu?

Eduard Halimi: Po kot je, dihet ajo. I lë mbledhjet pasdite.

Vasilika Hysi: Po mos pini verë ju! Do jeni mirë.

Fatmir Xhafaj: Do të plasë gallata këtu. Vazhdo, pra, fol për cilësinë e verës.

Oerd Bylykbashi: Zoti kryetar, bëhuni më seriozë.

Fatmir Xhafaj: Ju zuri euro më duket me gjithë këto shifra të mëdha.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *