Policia e Krujës ka parandaluar një krim të rëndë brenda familjes, duke arrestuar në flagrancë kryefamiljarin Pjetër Gega. Personi në fjalë kërcënonte në banesën e tij në fshatin Luz i Fushë Krujës se do të vriste me armë pjesëtarët e familjes së tij.
Këta të fundit kanë njoftuar policinë në telefon dhe në banesën e Pjetër Gogës kanë shkuar forca të shumta policie. Në momentet e arrestimit i janë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një pushkë model 56, një pushkë model 63 dhe dymbëdhjetë copë fishekë.
Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të konfliktit në familje. Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.
