Në vendin e quajtur “Liqeni i Thatë” në Tiranë, janë përplasur 4 persona në mbrëmjen e së martës. Sipas policisë përleshja mes 4 të rinjve ka qenë e përgjakshme, pasi ka ngelur i plagosur rëndë një 29-vjeçar.
Policia bën me dije se Ardian Nuredini dhe Sovjet Nuredini, si dhe shtetasi me inicialet Z.M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar barbarisht me sende të forta 29-vjeçarin, G.Z., banues po në Tiranë.
29-vjeçari i dëmtuar ndodhet në Spitalin e Traumës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e Ardian dhe Sovjet Nuredinin, ndërkohë që shpalli në kërkim shtetasin Z.M. Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
