Pamela Anderson i kërkon ndihmë Putinit

Ornela

Aktorja dhe avokatja e kafshëve, Pamela Anderson, i ka bërë një kërkesë personale presidentit rus, Vladimir Putin, që ta ndihmojë në frenimin e kalimit transit të mishit të balenës. Javën e kaluar organizatat në mbrojtje të kafshëve “Sea Shepherd Conversation Society” (SSCS) zbuloi “Winter Bay”, një anije mallrash të regjistruar në San Cristobal dhe e ankoruar në Tromso (Norvegji).

Anija, e ngarkuar me 1700 ton mish balene fin, e cilësuar si specie në rrezik zhdukjeje, që shkonte në Japoni, u refuzua në Kanalin e Panamasë dhe Suezit dhe tani është duke pritur për leje, që të kalojë përmes Detit të Veriut.

“Mendoj se ne të dy ndajmë një dashuri të madhe për kafshët dhe respekt të thellë për natyrën, prandaj do doja t’ju drejtoja një kërkesë personale nga ana e balenave fin në rrezik zhdukjeje”, ka shkruar Anderson në letrën e saj të botuar në faqen e SSCS. Aktorja tha se Winter Bay ka shkelur ligjin për ndalimin e gjuetie të balenave.

“Presidenti Putin, ju mund të parandaloni këtë kalim të paligjshëm duke ndaluar këtë anije që transporton mish balene në Japoni përmes ujërave ruse”, tha ylli i “Baywatch”. “Vendimi juaj mund t’i japë fund vrasjes së panevojshme të balenave nga ana e Islandës”, shtoi aktorja në letrën e saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *