Partizani do të luajë të enjten ndeshjen e kthimit ndaj norvegjezëve të Stromsgodset e vlefshme për turin e parë të Europa League.
Të kuqtë janë mundur 3-1 në ndeshjen e parë dhe tashmë do t’ju duhet një rezultat i i thellë për të arritur kualifikimin.
Ambienti i kuq duket mjaft entuziast dhe lojtarët së bashku me drejtuesin janë të motivuar në maksimum për një përmbysje të madhe.
Për t’u dhënë akoma më shumë zemër futbollistëve, klubi ka publikuar edhe një video fantastike ku personazhe VIP të artit dhe politikës shqiptare shprehin besimin e tyre se ekipi do të arrijë kualifikimin.
