Obama, skeptik për një marrëveshje me Iranin

redaktor

Presidenti Barack Obama beson se mundësitë që të arrihet një marrëveshje me Iranin për programin bërthamor “janë më të vogla se 50-50”.

Kështu ka deklaruar njëri prej senatorëve demokrat i cili ishte në takimin me dyer të mbyllura me Presidentin e Amerikës.

“Obama tha se rrjedhja e bisedimeve bën që ai të jetë më pak optimist, shumë më pak. Gjithashtu, u shpreh se mundësitë që të kemi një marrëveshje në këto kushte janë më poshtë se 50-50”, deklaroi  Dick Durbin, senator i Illionist dhe njëri prej njerëzve më të afërt të Obamas.

Komentet ulin shpresën se do të kemi një marrëveshje për frenimin e programit bërthamor iranian edhe brenda kësaj jave, kur do të skadojë afati i bisedimeve që tashmë është shtyrë dy herë që nga 30 qershori.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *