Letër e nënshkruar,
Ilia Berberi
Tashmë është bërë e zakonshme, zëdhënësit e PD janë kthyer në “rojtarë” të zellshëm, për të mos u shpëtuar asnjë lëvizje që bën qeveria Rama, apo ‘dyshja oligarke’ Rama-Meta. Nuk u shpëtoi edhe rasti i jetimorës në Shkodër që pa u menduar dy herë, ngarkuan ‘dyshen’ si fajtore kryesore të kësaj ngjarjeje. Të ngrihet si problem, është normale, por të ngarkosh kryeministrin si fajtor, kjo është një idiotësi që e gjen me shumicë vetëm në këtë parti që po e shtron rrugën e saj me zell për t’u kthyer në OJF. S’është çudi që ndonjë ditë të dëgjojmë që kjo dyshe të jetë fajtore edhe sikur të zihen dy romë për tezgat. Kësaj i thonë t’i biesh fyellit në një vrimë.
