Përrenjas, aksidentohet Redon Makashi, nuk pëson dëmtime

redaktor

Këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare ka pësuar një aksident me makinën e tij pasditen e sotme, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.

Makashi ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip ‘BMW’ me targa TR 80 90 P në drejtim të Pogradecit, dhe në afërsi të Përrenjasit, në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë automjeti që drejtohej nga këngëtari, në tentativë parakalimi është përplasur me një trajler me targa turke-raporton Shqip.

Pas përplasjes mjeti ka dalë nga rruga duke pësuar dëmtime të shumta, por fatmirësisht asnjë nga personat që udhëtoni në të nuk është lënduar nga aksidenti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *